Basha: Askush në PD s’e ka të ngjitur karrigen pas vetes

Elton Tafaruci

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike u është përgjigjur kritikëve të tij nga qyteti i Gjirokastrës në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë.

Duke folur gjatë mitingut elektoral, Basha tha se ndryshimi për të rrëzuar Republikën e Vjetër dhe Edi Ramën fillon nga vetja. Ai deklaroi se edhe brenda PD-së askush nuk e ka të përhershme karrigen, dhe kjo është pjesë e ndryshimit.

“Që ta mundim me votë më 25 qershor njerëzit duhet të besojnë që ne nuk jemi këtu të bëjmë estradë. Ndaj ndryshimi ka filluar në shtëpinë tonë. Askush në PD nuk e ka të ngjitur karrigen pas vetes. Unë kam marrë vendime si kryetar i opozitës, kam krijuar ekipin tim fitues, ndonëse janë vendime të vështira janë vendime të drejta në kohën e duhur. Është koha për vendime të forta, të mëdha.

Ne bashkë në Çadrën e Lirisë kemi marrë vendim të madh, nuk do ta lëmë më të jetë si më parë Republikën e Vjetër, frutat e demokracisë do t’i gëzojë çdo shqiptar dhe çdo shqiptare dhe që të ndodhë kjo duhet t’i japim fund pazarit politik të Republikës së Vjetër”, tha Basha nga Gjirokastra.

 

Share This Article
1 Comment
  • Po pse o lolo, hala me kete llafollogji vazhdon ti fushaten, ,kujton se ke para auditorit 200 petritat e tuaj , jo or jo ke para nje popull qe eshte ngopur tej mase me qeverisjen tuaj dhe me njerzit e vjeter me te cilin do ngresh ngrehinen pa themele te Republikes se Re te endrrave te tu ne diell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *