Avioni i rënë sot në Ishëm të Durrës, për kreun e Partisë Demokratike tregon se karteli i drogës punon çdo ditë dhe pa ndërprerje nga të gjitha rrugët. Lulzim Basha thotë se avioni po merrte drogën e Bushit të Ramës (kryebashkiaku i Krujës), duke shtuar se rreth 2 km larg Aeroportit të Rinasit janë mbjellë 50 mijë rrënjë kanabis.
Kreu demokrat thotë se mohimi që kryeministri i bën rastit të denoncuar nga opozita në Parlament, është përpjekje për të fshehur të vërtetën.
Reagimi i plotë:
Avioni i rënë sot në Ishëm është prova e re që tregon se Karteli i Drogës punon cdo ditë, pa ndërprerje, në të gjitha rrugët.
Mohimi nga Rama i denoncimit që bëri në parlament opozita, është përpjekje për të fshehur ngjarjen, për të fshehur të vërtetën e trafikut ajror të drogës.
Të gjitha të dhënat janë se avioni është porositur pikërisht nga Karteli i Droges në zonën e Krujës, për të marrë drogën e Bushit te Rames, që ka mbuluar gjithë zonën deri 2 kilometra larg Aeroportit të Rinasit ku siç kemi denoncuar me foto dhe fakte janë mbjellë mbi 50 mijë rrënjë.
Ky është realiteti. Kjo është Shqipëria e zhytur në drogë dhe narkotrafik në të gjitha format. Ka ardhur koha që shqiptarët ta çlirojnë vendin nga sundimi i Kartelit te Droges që shkatërron ekonominë, sjell krime, dhe vret votën e lirë.
Shqiperia me mire pa Edi Ramen.
