Basha, Babalja dhe Drejtësia

redaktor

Lulëzimi nuk guxon tu thotë shqiptarëve që regjistrimi i Babales ishte i vërtetë. Ai thotë që kjo punë dihej dhe kush mendon ndryshe është naiv. Prokuroria dhe Rama e kanë fajin.

Por ai nuk thotë që do të luftojë deri në fund për të nxjerrë të vërtetën që mendohet  se vazhdon të jetë në regjistrimin origjinal që vetë PD disponon dhe shpërndau. Nuk po thotë që ai e ka në dorë të vërtetën pavarësisht se çfarë thotë Rama e Prokuroria. Mund të shkojë ta bëje provën ku të dojë, por ai nuk po thotë ketë. Ai po sulmon prokurorinë dhe kjo lojë duhet të marrë fund. Prokuroria duhet ta thërrasë dhe ta bejë që kur të dalë andej të fillojë të flasë me vete. Ndoshta do t’ja kursejë këto dalje nëpë media per të trembur frikën e vet. Rama duhet të kërkojë që drejtësia ti shkojë kërkimit të së vërtetës deri në fund dhe jo të bëjë atë që bëri me pallatin e vjerrit, duke i dhënë Bashës para në vend që ti jepte popullit drejtësi duke bërë që nje popull i tërë të paguajë hajdutë deti e toke publike.

Dy pjanecë mund të gënjejne njëri tjetrin në klub të fshatit. Apo dhe ca shokë mund të bëjnë shaka apo gënjejnë njëri tjetrin për qejf. Kjo nuk është vepër penale.

Shumica e militantëve te Partisë Socialiste nuk do ta besonin dhe po të ishte e vërtetë kjo histori. Shumica e qytetarëve të ketij vendi e kanë kuptuar herët se cfarë ka ndodhur.

Por të mashtrosh një popull të tërë, me seri, me ditë të tëra dhe më së shumti ndjekësit e tu, ata që të besojne, që kanë shpresë te ty dhe ti motivosh për të bërë rrëmujë një vend të tërë duke provokuar incidente kjo është kriminale dhe për këtë nuk shpëton dot ligjërisht. Ky është një krim i rëndë.

Askush nuk i ka harruar protestat para Ministrisë së Brendshme. Askush nuk e ka harruar plagosjen e një gazetari gjoja në raportim e sipër jo me telefon por me ca rrjeta teli nëpër duar.  Askush nuk i ka harruar recitimet e të rinjve të PD dhe LSI pranë te dyert e Ministrisë së Brendshme. Të gjitha këto të frymëzyara nga një mashtrim publik. Drejtësia do të shkojë në vend kur ata që shpërndanë dhe e treguan këtë mashtim të madh, me shumë gjasa dhe që e hartuan, të vihen përballe ligjit. Dhe me sa duket Lulëzim Basha po e merr vetë përsiper plotësisht ketë histori. Drejtësia e ka mundësinë ta falë Babalen. Edhe po e dënoi asgje nuk fiton shoqëria. Të dëshpëruar si ai ka plot. Ai mund të bëhet një i penduar dhe të japë të gjitha faktet e provat  që shantazhuesit, mashtruesit publike të mbajnë përgjegjësinë ligjore që meritojnë në mënyrë shëmbullore. Por të dëshpëruar si Lulëzim Basha ka vetëm një. Ai është kryetari de jure i opozitës dhe e ka emrin Lulëzim Basha.

C.C.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *