Basha bashkëbisedim me gazetarët në të njëjtën orë me tryezën e OSBE

J L

Kryetari i PD, Lulzim Basha do zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët në të njëjtën kohë që do zhvillohet edhe tryeza politike për Reformën Zgjedhore.

Basha do dalë para gazetarëve në orën 09:30 në selinë e PD.

Ndërkohë edhe OSBE do të mbajë sot (25 shtator) tryezën për Reformën Zgjedhore.

Konferenca me temë “Të mohuar nga sistemi: ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë”, e cila po ashtu pritet të nisë në orën 09:30.

Pjesë e tryezës do të jetë dhe opozita e bashkuar e cila do të përfaqësohet në nivel teknik nga Ivi Kaso, Muharrem Caka dhe Arjan Madhi.

Ambasadori, Bernd Borchardt, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe dy bashkëkryetarët e komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari do të mbajnë fjalën hyrëse

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *