Basha: Bashkëpunim me qeverinë, vetëm nëse pranon platformën për uljen e taksave

redaktor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e bashkëbisedimit me qytetarët në Lezhë dhe Shënkoll. Basha ka ndarë me ta shqetësimin për situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi.

“Dyshja Rama-Meta jo vetëm nuk kanë mbajtur asnjë premtim, por e kanë zhytur vendin në varfëri, papunësi dhe mjerim. Në dy vite kanë bërë të kundërtën e asaj që premtuan për të ardhur në pushtet: rritën taksat, çmimin e energjisë, naftën etj. Pasi nuk mbajtën asnjë premtim, refuzuan dhe amendamentet e PD-së për ulje taksash dhe ulje të çmimit të energjisë”, tha Basha.

Nga Lezha, kryetari i PD-së ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë, nëse ajo do të pranojë ofertën e PD-së për ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë dhe naftës, investime që hapin vende pune dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Po të pranojnë platformën tonë për uljen e çmimit të energjisë me 25% dhe faljen e kamatë-vonesave për energjinë e ujin anembanë Shqipërisë, për uljen e taksës në nivelin më të ulët në Ballkan, 9%, për rritjen e rrogave e pensioneve përtej indeksimit të inflacionit, për financimin me prioritet të sektorëve të diskriminuar, siç është sektori i bujqësisë, turizmi, për nxitjen e punësimit rinor, përmes një regjimi veçanërisht lehtësues për bizneset që hapin vende pune për të rinjtë, ne jemi gati të bashkëpunojmë, sepse për ne pushteti nuk është qëllim më vete, por është shërbimi ndaj jush, është qëllim i padiskutueshëm”, deklaroi Basha.

Share This Article
1 Comment
  • Po nuk kane shance te pranojne bashkepunim keta Te Rilindjes se nuk i ulin taksat o Z. Basha .Keta jane te korruptuar dhe po ti ulin taksat nuk kane si te mbushin xhepat e tyre pastaj . Nuk e kuptoj ku shkojne gjithe keto leke te mbledhura nga taksat e larta te vendosura nga qeveria e Rames nderkohe qe Rilindja nuk ka investuar ne asnje projekt qe tju vije ne ndihme gjithe shqiptareve qe po ikin per azil politik si edhe bizneseve qe jane duke falimentuar .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *