Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj paraardhësit të tij, Sali Berisha.
Në një intervistë për ABC, Basha deklaroi se Berisha më 8 janar drejtoi një organizatë kriminale për të vrarë funksionarët e PD, duke pretenduar se kishte bashkëpunuar me Tom Doshin dhe me Aqif Rakipin.
Po ashtu, i pyetur nëse vuri në rrezik përfaqësuesit e PD për mbledhjen e thirrur në seli, Basha tha se ata në vendin dhe orën e gabuar, por Sali Berisha dhe organizata e tij kriminale.
Pjesë nga intervista:
Zoti Basha ju përjashtuat Sali Berishën dhe me gjasë të gjithë atë që konsiderohet Komisioni I Rithemelimit, nëse ata do të vendosin sërish të vijnë në Partinë Demokratike do të jetë e njëjta gjë? Do të lejohen ata që të të vijnë, të mbajnë deklarata, të hyjnë në selinë e Partisë Demokratike?
Lulzim Basha: Çdo akt dhune, çdo akt në kundërshtim me ligjin do të trajtohet siç trajtohet çdo vepër penale nga çdo keqbërës.
Meqenëse flasim për shkeljen e ligjit dhe nevojën e institucioneve sepse shpesh herë në Shqipëri madje edhe opozita e ka konsideruar policinë si përkrahëse të qeverisë, a nuk do të ishte mirë që policia të kishte ndërhyrë atë ditë, a do të duhet ju të kërkonit më shpejt ndërhyrjen e policisë që të mos lejonit vandalizimin e Partisë Demokratike dhe pse jo rrezikimin e jetës së njerëzve?
Lulzim Basha: Skenari ka qenë i mirëpërgatitur midis Sali Berishës dhe njerëzve të tij dhe midis Edi Ramës dhe njerëzve të tij. Sali Berisha po e bën të gjithë këtë për të shkatërruar Partinë Demokratike dhe në shërbim të kësaj ka kriminelët e Edi Ramës, ka të njëjtat struktura që Edi Rama ka përdorur me 25 prill, ju si media iu janë vënë në dispozicion dhe keni raportuar se janë të njëjtat struktura, strukturat e Tom Doshit kanë qenë të pranishme edhe atë ditë këtu, strukturat e Aqif Rakipit kanë qenë të pranishme edhe atë ditë këtu, po kështu edhe satrukturat e të tjerëve që priten të shpallen non grata apo pritet të kenë të njëjtin kurs konflikti sa i përket përpjekjes kundër korrupsionit në Shqipëri dhe natyrisht kreu i korrupsionit është kreu i qeverisë.
Kështu që, këta të gjithë i bashkon një hall i madh, i bashkon beteja kundër korrupsionit që është shpalosur tashmë nga aleati ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Shqipëri për momentin ka vetëm një forcë, ka vetëm një faktorë, i cili është le të themi pengesë për ta dhe shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe një pikë mbështetje të strategjive të aleatëve tanë për të luftuar korrupsionin si armikun kryesorë të mirëqenies së shqiptarëve.
Ndaj, ata janë të bashkuar në hallin e tyre dhe në përpjekjen e tyre për të ndalur luftën kundër korrupsionit, ne jemi më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë në luftën kundër korrupsionit si armiku numër një i mirëqenies së shqiptarëve. Të tjerat pastaj janë detaje taktike se si Trekëndëshi i Bermudës në të gjitha instrumentet që ka dhe Edi Rama ka padiskutim edhe instrumentet e tij në Policinë e Shtetit dhe në Drejtësi, përpiqen të ndalojnë të paevitueshmen, por nuk do ta ndalin dot.
Korrupsioni do të bjerrë, do të shembet, do të marrë me vete aktorët kryesorë të korrupsionit dhe të tranzicionit 30-vjeçarë të Shqipërisë, ndërsa Partia Demokratike do të triumfojë me vizionin e saj dhe do të udhëheq Shqipërinë dhe shqiptarët drejt normalitetit, larg kulturës së dhunës, së linçimit. Larg kulturës së skllavërimit të mendjes dhe të shpirtit dhe rikthimit të dinjitetit për çdo njeri, për çdo qytetarë dhe të mundësive për të jetuar normalisht në një vend normal që i ka të gjitha mundësitë dhe pasuritë, t’i ofrojnë një jetesë normale çdo familje shqiptare nga Konispoli në Vermosh.
j.l./ dita

Po me Tom Doshin pse i kruan briret o LUL?! Mbaro pune me Sali Karaxhicin, pastaj me Ilir Floririn, pastaj me Ed Mafiozin, se Tomen aty e ke!
Basha ,jemi ne nje dimer te ashper dhe shume te ftohte.Mos kerko pushtet por me qe je ne parlament kerko ngrohje per shqiptaret nga qeveria.Kjo eshte detyra tende.populli kete kerkon nga ty ,se ne te ftohte nuk i bie ndermend per Sali Berishen.Eshte problem emergjensie.
tom doshi= putin
Mbaruan thirrjet prore
Uulen du gishtat e ngritur lart
(u ulen dhe sepatat e varet)
Pak shi e debore filloj te bjere
Dhe ne u kujtuam :
Shtepin e kemi pa ngrohje
Dhe virusin neper kembe.
Vuajtjet e shqiptareve nuk kane per tu sosur kurre.