Basha: Bojkoti i zgjedhjeve dhe djegia e mandateve, vendime të kërkuara me ngulm nga Berisha

J L

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ai që ka kërkuar me ngulm që opozita të bojkotonte zgjedhjet apo dhe në lidhje me djegien e mandateve.

Në një intervistë për ‘News24’, kryedemokrati tha se të gjitha këto vendime janë të konsultuara me të gjitha forumet e PD-së, duke shtuar se “ ishin vendime të kërkuara me ngulm nga Sali Berisha.”.

“Sigurisht kam edhe unë përgjegjësitë e mia. Ai duhet të ishte larguar vetë, duhet të kishte lënë Partinë Demokratike, kryetarin e zgjedhur të hapnin rrugën e re që hap çdo parti e re në opozitë, por edhe unë kam përgjegjësitë e mia në lejimin e këtij dualizmi. Për vendimet që janë marrë mund t’ju them fare qartë dhe këto janë të arkivuara dhe mund të nxirren nga çdo arkivë mediatike që janë vendime të konsultuara me të gjitha forumet e Partisë Demokratike dhe në rastin e vendimeve që ju përmendët vendime të kërkuara me ngulm nga Sali Berisha”, tha Basha.

j.l./ dita

Defne escort

Share This Article
4 Comments
  • Po urdhrin per te hapur zjarr kunder demonstruesve paqesore ne bulevard me 21 jaanr 2011 kush e dha: Kryeministri apo ministri i Puneve te Brendshme, prej te cilit varej direkt Garda?!

  • Po ti pse je kryetar, apo qe te te kapte per hundesh Ai.
    Ti hidhja fajin Berishes dhe ai ta hedh
    fajin ty. Te dy jeni te neveritshem.

  • “Fshati qe duket nuk do kallaus”- thot populli. Edhe per kte rast,jemi te ndergjegjshem ne pjesa me derrmuese e popullit ,se Basha ka qene nje Kryetar Partie formal,ashtu si ishte dhe Bujar Nishani President. Skenari i largimit nga parlamenti eshte hartuar nga Saliu dhe Meta,por u deklarua ne fillim nga Saliu. jemi te ndergjegjshem se te gjithe keta servila qe i rrinin Saliut e Bashes nga pas,kur dorezuan mandatet dolen te qeshur e gati t’ia merrnin valles ne mes te bulevardit. Ndaj Ju deputet,qe sot kritikoni Bashen jeni legena e kalusr legenit,por me mire tu them grrac pulash. Po te ishit burra nuk dilnit nga parlamenti ,por vepronit si Myslim Murrizi,Rudina Hajdari dhe Koka. Edhe Monika mos t’i drejtohet Bashesh,por burrit te saj Ilirit. Kjo ishte servilja me emadhe ndaj Bashes. I harrove puthet e perqafimet ? Po ato buzeqeshjet gjat e pas protestave edhe pse me molotove te shkonte buza vesh me vesh. Edhe per kete Basha tene zgjedhjet komandoi ? Ju jeni me maskarenj se Basha qe u perdor si lovace nga Berisha. Prite kur te thote Berisha se urdherin per vrasjen e 4 qytetareve me 21 Janar eka dhene Basha. Madje do thote se Ndrea Prendin e godita me grusht tek syri ,pse zbatoi urdherin e Bashes dhe vrau qytetaret te cilet protestonin ne te drejten e vet,sepse jane te lire… mbajeni mend ,po nuk e tha edhe kete. Nuk e di c’do te thote per vjedhjen e 230 milion eurove,sepse e mbrojti me VKM. Ju deputetet qe u radhitet pas Saliut ,jeni me qelbesira se Basha. Jeni me besprere. Madje dua te them se me i ndyre eshte Ai Agron Shehaj. Hapni kronikat dhe shikoni se ne c’do moment ishte pas bythes se Lulzimit. Zotrinj, burrat lidhen nga fjalet ,gomari lidhet me kapister…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *