Braktisni Edi Ramën dhe zgjedhjet e tij, refuzojini moralisht! (e kërkon Lulzim Basha)

Edona Llukacaj

Në një dalje për mediat mbrëmjen e kësaj së marte, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndër të tjera, ftoi qytetarët që të braktisin zgjedhjet e 30 qershorit.

Duke theksuar se ky proces është i pavlefshëm, Basha tha se mënyra më e mirë për të arritur rënien e shpejtë të Edi Ramës ishte braktisja e tij.

“Mënyra më e mirë për të përshpejtuar rënien e Edi Ramës, është braktisja e tij, është braktisja e oborrit të tij të kriminelëve, të klientëve, shërbëtorëve dhe veglave të tij. Braktisini oligarkët e tij! Braktisini mediat e tij! Braktisini shërbëtorët e tij publikë! Ngrini zërin kundër tyre! Protestoni kundër tyre! Pengojini ata! Mos besoni propagandën e Edi Ramës! Mos besoni gënjeshtrat e lakejve të tij! Mos u bëni pjesë e shfaqjeve banale, që Edi Rama prodhon me mitingjet dhe aktivitetet e tij! Refuzojeni Edi Ramën! Refuzojini biznesmenët e tij grabitqarë! Refuzojini kriminelët që ai mban pranë! Refuzojini ata moralisht! Refuzojini shpirtërisht! Mbi të gjitha, braktiseni Edi Ramën politikisht! Unë e di se shumë njerëz të ndershëm, që punojnë në administratën publike apo që kanë biznese të vogla, apo veprimtari të tjera që kontrollohen nga inspektorët, policët apo veglat e tjera të Edi Ramës, janë nën terror për të dalë të dielën në zgjedhje. Por unë ju ftoj që t’i braktisni!

Ju ftoj që të mos dilni të mos bëheni pjesë e kësaj farse, e cila i shërben vetëm krimit dhe pushtetit personal të Edi Ramës. Këto zgjedhje janë nul. Ato nuk do të njihen. Ato nuk do të jenë. Ju ftoj t’i dënoni ato me braktisjen tuaj. Ata që ju nxisin drejt tyre, nuk kanë në zemër as interesin tuaj, as sigurinë tuaj, as të ardhmen e fëmijëve tuaj. Unë dhe opozita do të bëjmë çdo gjë që mundemi kudhër kësaj farse të paligjshme dhe kriminale! Ju ftoj edhe juve të bëni tuajën duke i braktisur. Ju siguroj se çdo gjë do të bëhet mirë.

Ju siguroj se fundi i Edi Ramës është pranë. Ju siguroj se Shqipëria ka mundësitë dhe forcën të dalë nga gremina ku ka rënë dhe të fillojë të ndërtojë një të ardhme të denjë, si cdo vend tjetër europian.Ne jemi shumica! Dhe ne jemi më të fortë se e keqja!”.

e.ll./dita

Share This Article
6 Comments
  • Hë më fundërrinë, e ktheve pllakën ? Po u betove mbi veten tënde që zgjedhje në 30 qershor nuk do të kishte e tani kërkon që mos të dal populli të votojë ? Pse ky ndryshim apo ta bën amerikanët 8 me 2 ? Nuk ka fjalori shqiptar një fjalë që të të përkufizoj ty o qenie pa shtyllë kurrizore, mashtrues, hajdut, vrasës e frikacak. Në datë 1 korrik do nxjerrësh Kaçin e zi e analistat e tipit Peka-Lubonja-Zheji-Shkullaku, etj. që i ke në listat e borderosë e do na mbushin mendjen se fitimtari je ti nga që nuk dolën të votonin 70 % e votuesve, siç e arsyetuat humbjen në 2017 ???

  • Pasi i premtove njerezve para c’do demostrate, se ajo e rradhes do ta rrezoje me siguri Edi Ramen, dhe pasi i hengre mu..n atij, po i siguron ata, pra pasuesit e tu, se fundi i tij eshte prane.
    Po te jap nje keshille miqesore. Shko ne banjo dhe vendosu para pasqyres, shikoje vehten per nje cast, ngreje doren e djathte ne lartesine e fytyres dhe… futi nje shuplake surratit qe sheh perballe. Por nje te forte ama, qe te kercase…
    Burre qurrash…

  • Rama eshte karte e djegur,nuk qeveris dot kur ke humbur besimin e popullit,Nuk po e mund luli,e mundi vetja, militantet e keq intrpretojne,Basha nuk eshte me i mire,populli nuk deshiron qe te sjelli ne fuqi Bashen,do qe te largohet Rama

  • Kerkese me nje kusht te vetem…

    A NUK E KUPTONI SE PO E ZERONI OPOZITEN E VETRRENUAR?

    – Instuktore rrenues te nje opozite
    vetvrasese

    – Analiste apo Anusliste?

    – Kazan apo oturak mediatik?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    A nuk e dine “ yjet “ e oturako-medias Blendi Koran Toptani, Artur Zheleznov Zhelja, Ylli Gazidede Rakipi, Ardian Asskisser Krasta… Sonila Fece MECKA, Basir Gebels Cullaku, Klodiana Kukumjacka Llalla, Andi Bushat Rusogate… e anuslistet e SaLike Lulush Mona … Molototovit pergjigjen e pyetjes se tyre klishe:
    – Si do te merrnin pjese ne zgjedhjet e 30 qershorit perballe pergjimeve te vjedhjes se votave ne 2-3 zgjedhje rajonale te 2016, kryesisht ne Diber !?
    Po pse a nuk ishte kjo opozite e sotshme ne pozite e pushtet absolut me 26 maj 1996 qe vodhi me thase votat cep me cep te Shqiperise, gjakosi deputete e opozites e deri gszetareve
    te huaj ne detyre ne mes te dites ne Sheshin Skenderbej te Tiranes!?
    A nuk ishte kjo opozite e sotme ne pozite me 28 qershor 2009 qe jo vetem vodhi e bleu vota, por edhe “ i numeroi keq ose shume keq nje te treten e tyre”, sipas Raportit Perfundimtar te OSBE/ ODHIR-it kur diferenca ishte vetem dy deputet…
    Jo vetem kaq, por edhe dogji kutite e tyre per te zhdukur provat e vjedhjes dhe numerimit te sterkeq te tyre ndersa opozita kembengulte ne rinumerimin e tyre!?
    A nuk ishte po kjo opozite qe vodhi ashiqare votat e Bashkise se Kryeqytetit me 8 maj 2011 ne syte e shqiptareve dhe nderkombetareve !?
    A nuk ishte kjo opozite ne pozite me 23 qershor 2013 qe nuk la gure e drure pa levizur per ti vjedhur votat dhe vetem nderhyrja e fuqishme e SHBA-se ua ndali dhe kerdine kishin planifikuar te.benin!?
    A nuk ishte po kjo opozite dhe
    7 ministrat e saj qe paten totalisht kontrollin e plote te cedo hallke te zgjefhjeve parlamentare te 25 qershorit 2017, Kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Avokaten e Popullit, te dhuruara nga Edi Rama dhe u kujtuan pas gati dy vjetesh se edhe ato u vodhen!?
    A mund tu besohet qeverisja e Shqiperise nje opozite te tille qe nuk eshte ne gjendje te manaxhoje as nje proces elektoral normal te certifikuar jo vetem nga ata vete por edhe OSBE/ ODHIR-i !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje lideri opozite si Lulezim Basha qe vodhi me ze e me figure, me kamikaze qe votuan deri edhe 4 a 6 here secili, jo nje por 2 here me 23 korrik 2017 dhe me 18 Nentor te vitit 2018 votat ne vet gjirin e familjes se tij politike, PDSH-se, pra nje hajni me cizme qe vodhi e vjedh shtepine e vet!?
    Me gjeni nje pale zgjedhje demokratike ne vete gjirin e Partise Demokratike te Shqiperise qysh ne zgjedhjen e Sali Berishes si kryetar i saj me revolen e Azem Hajdarit mbi tavoline ne janar 1991 e deri sot, vetem nje pale te vetme dhe une i bashkohem qysh sot asaj partie dhe behem ushtar e saj deri diten qe Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putanini te shkoje e te takohet me Marksin, sic thone kinezet e mencur dhe punetore si ata !
    Zot ruajna mendte e krese!!!

  • Ti je hajdut dhe vrases.Rama eshte vetem hajdut.
    Terbimi i jot tregon se Rama po ta kalon me te vjedhur.
    Ato 280 miljone qe vodhe ne rrugen e kombit,Rama i ka dhjetefishuar.
    Ne si poopull nuk po gjejme nje qe nuk vjedh vete dhe t`ju fuse ne burg te dyve.
    Ate s`po gjeme dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *