Basha: Buxheti 2014, paketa fiskale më e dobët dhe shkatërrimtare

anazapta

PD e konsideron projekt-buxhetin e vitit 2014 të papranueshëm për kushtet në të cilat gjendet ekonomia e vendit. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, kryetari Basha tha se buxheti i ri anashkalon disa prej premtimeve të fushatës.

“Futja e projektbuxhetit në mungesë kohe nuk është e keqja më e madhe në krahasim me çfarë ka brenda. Kjo javë dhe ditët në vijim do të jenë për ne ditët e një aksioni shumëplanësh për të nxjerrë zhveshur në sytë e shqiptarëve të vërtetat e këtij buxheti. Me shqetësim kemi konstatuar se kjo është e vetmja qeveri e Europës, që rrit taksat në përgjithësi dhe ato të zhvillimit e konsumit në veçanti. Kjo është e vetmja qeveri që rrit shpenzimet për luksin e vet. Ky është buxheti që u jep qytetarëve me lugë kafeje atë që ua merr me lugë të madhe. Ky është buxheti i premtimeve të pamatura të tullumbaces së plasur të rilindjes. Shqiptarët do të marrin borxh rreth 300 milionë dollarë, por asnjë prej këtyre nuk është për investime. Kompensimi i të përndjekurve pothuajse është harruar, ai i ish-pronarëve ka vetëm 300 milionë lekë. Kjo është paketa fiskale më e dobët, më joprofesionale dhe shkatërrimtare. Jo vetëm që nuk do të hapen vende pune, por do të shkurtohen me mijëra të tilla”, tha ia.

Më tej, Basha shtoi se PD do të organizojë tryeza të përbashkëta me përfaqësues të biznesit, si një formë për të kundërshtuar buxhetin e maxhorancës.

“Partia Demokratike është e përgatitur për betejën ballore me qeverinë Rama-Meta për paketën fiskale. Duke nisur që nesër, PD do të organizojë seanca dëgjimore me grupet e interesit, në mënyrë që ato të dëgjohen”, tha Basha.

 

Share This Article
2 Comments
  • tufa e krimineleve maskarenj e shkateruat kete vent e shput ne zero dhe kerkoni dhe llogari tani. .mir beni kur ska shtet mir beni palaco qelbesira

  • Mos u nevrikos shume Bash-Berisha se pallati juaj ashte vetem fillimi e shkatrrimit te mafies-korrupsionit dhe krimit qe keni instalua ju me PD e Berishes.Shkatrrimin e bete ju per 8 vite tashti do te filloje rindertimi i vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *