Basha: Çdo ditë për ne është 20 Shkurt

Leda Hysa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar 20 Shkurtin e vitit 1991.

Basha shprehet se, edhe pse opozita nuk ka shtatore për të rrëzuar, për ta do jetë çdo ditë është 20 Shkurt derisa të shembet sistemi të cilin ai e quan të korruptuar.

“Sot përkujtojmë 20 shkurtin 1991, ditën kur shqiptarët u bashkuan dhe shembën jo thjesht një statujë, por simbolin e diktaturës më të egër të Europës, të etur për Liri dhe Demokraci, me ëndrrën më të madhe “Shqipëria si gjithë Europa”!

28 vite më pas, jemi përballë një sfide të ngjashme. Një regjim antidemokratik, oligarkik, i ardhur në pushtet nga blerja e votave përmes krimit të organizuar, po zhbën ëndrrën e shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.

Ndonëse nuk kemi shtatore për të rrëzuar, çdo ditë për ne është 20 Shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit duke varfëruar dhe shtypur përditë shqiptarët. Qëllimi ynë është t’i japim atyre një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit. Vetëm kështu do ecim të sigurt drejt Europës”

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Po more luli, per ty cdo dite e cdo nate dhe gjithe jeta ashtu do jene sepse ti je produkt i spermes se familjes Hoxha.Po mendon qe nuk kam te drejte beje ADN-en, po keshtu duhet e edhe sala te bej ADN-en dhe po nuk doli djali i vuk karaxhicit do vete te bej burgun e sales.

  • Cdo dite per ty po pret te paguash 230 milion euro te vjedhura bashke me Shefin tend tek “Rruga e Kombit”; te pergjigjesh bashke me Shefin tend per urdherin e hapjes zjarr me 21 janar 2011 kunder demonstruesve ku u vrane 4 te pafajshem dhe u plagosen qindra te tjere ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” dhe te shkosh ne litar per firmen e hedhur ne marreveshjen tradhtare qe i fale ,bashke me Shefin tend 345 km.2 det shqiptar shovinisteve greke!

  • Vazhdo Lulzim Basha , me me force , i palekunder se je ne rruge te drejte. Populli ka besim e pret shume nga ju , mos na zhgenje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *