Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Basha: Çlirimi i Tiranës, ditë që duhet të na bashkojë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Basha: Çlirimi i Tiranës, ditë që duhet të na bashkojë
Komunitet

Basha: Çlirimi i Tiranës, ditë që duhet të na bashkojë

redaktor
Published November 17, 2012
Share
SHARE

Me rastin e 68-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit, Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka kryer mëngjesin e së shtunës homazhe në varrezat e dëshmorëve. Në fjalën e tij, pas ceremonisë kryebashkiaku ka bërë thirrje për bashkim me qëllim që t’i japim vendit atë që meriton. Duke e vlerësuar kontributin e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit, Basha tha se nderimi i atyre burrave dhe grave është një detyrim ndaj tyre, por dhe një shembull i mirë për edukimin e brezave të ardhshëm, për t’u treguar se ata që vdesin për Atdheun nuk vdesin kurrë. “Ky përkujtim nis me një përulje të thellë, nderojmë ata që ranë dhe luftuan për çlirimin e Tiranës, e kësaj faqe të lavdishme që i dhanë kryeqytetit çlirimin e pritur. Një detyrim edhe për edukimin e brezit të ardhshëm. Ata që bien për atdheun nuk vdesin kurrë. Shpresoj që në këtë 100 vjetor, të shërbejë si një burim për bashkim dhe jo përçarje. Detyra jonë është të mos përsërisim gabimet e të shkuarës, por të bashkohemi të gjithë për t’i dhënë vendit atë që meriton”, tha Basha. Lufta për çlirimin e Tiranës është vlerësuar si operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga Ushtria Nacional Çlirimtare për çlirimin e qyteteve dhe shembulli më tipik për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të popullit në betejën për çlirim.

redaktor November 17, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?