Basha: Dako po sulmon me banda fushatën e PD-së

redaktor

Lulzim Basha në një takim me banorët e lagjes numër 9 në Durrës, ka dënuar incidentin e ndodhur një ditë më parë ndaj kandidates së opozitës për bashkinë e këtij qyteti. 

Në fjalën e tij, Basha ia ka atribuuar përgjegjësinë kryetarit aktual të bashkisë, Vangjush Dako, duke e paralajmëruar se më 21 Qershor do të marrë ndëshkimin e merituar.

“Vangjush dako po sulmon me banda fushatën e PD-së. Por edhe 51 ditë dhe merr fund pushteti i tij”, ka thënë Basha.

Pasi ka bërë thirrje që autorët e incidentit të djeshëm të dalin para drejtësisë, Basha u ka premtuar banorëve se ndryshimi do të nisë nga Durrësi dhe do të shtrihet në mbarë vendin.

Share This Article
1 Comment
  • ministri i ka thene se ne kohen tone nuk ikin kriminelet ne drejtim te pa ditur, ateher nese e dine ne cdrejtim kane ikur pse nuk i kapin? kjo eshte qeveria e çrilindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *