Për të siguruar zhvillim dhe mirëqënie për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha duhet së pari shkëputja nga krimi dhe e dyta, nxjerrja e parave nga xhepat e oligarkisë dhe kthimi i tyre në ekonominë kombëtare.
Në bashkëbisedim me banorë të Vaqarrit dhe Farkës ku në qendër ishte programi i PD, Basha theksoi se që të realizohet kjo është e domosdoshme të garantohet vota e lirë.
Punësimi është prioritet kryesor i Bashës e për ta realizuar këtë ai thotë se, është e domosdoshme ulja e taksave dhe krijimi i lehtësive për biznesin, investimet publike në infrastrukturë, mbështetje bujqësisë dhe lehtësi për ata që krijojnë vende pune.
“Vetëm përmes investimeve mund të krijohen vende të reja pune. Nuk krijohen vende pune vetëm duke u lutur, as duke bërë propagandë, e as duke ndenjur në televizor. Por që t’i krijojmë këto duhet që paratë nga oligarkia të vijnë tek populli”, tha kreu i PD.
