Basha: Deklarata e Ramës, djallëzore. Asgjë e dykuptimtë në deklaratën e PD

redaktor

Edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha vizitoi dy efektivët e plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në Lazarat, ku një koleg i tyre mbeti i vrarë.

Pasi shprehu ngushëllime për familjen e efektivit Ibrahim Basha, kreu i opozitës tha se ka kërkuar nga policia që në orët e para që të merren të gjitha masat për të mos pasur më humbje jetësh si nga radhët e policisë, ashtu edhe nga radhët e civilëve, por edhe transparencë.

“Grupi i efektivëve që është goditur ka qenë në skenën e operacionit në një automjet të papërshtatshëm. Ky nuk është momenti për t’u ndalur këtu por një analizë e plotë dhe e gjithanshëm për humbjen dhe vënien në rrezik të jetës së efektivëve duhet kryer”, tha Basha.

Basha iu përgjigj edhe deklaratës së kryeministrit Edi Rama, që cilësoi më herët po nga i njëjti vend, si “të dykuptimtë” deklaratën e Partisë Demokratike.

“Kryeministri vendit, njeriu që duhet të mbajë përgjegjësi, të bëjë transparencë për këtë ngjarje, gjeti rastin për të sulmuar opozitën në derën e spitalit me një deklaratë të papërgjegjshme dhe djallëzore që e hedh poshtë me neveri. Nuk ka asgjë të dykuptimtë në deklaratën e PD. Nuk ka asgjë të dykuptimtë për mbrojtjen e jetëve të efektivëve. Deklarata e Ramës është një deklaratë e papërgjegjshme, djallëzore dhe e errët”, u shpreh Basha.

Share This Article
3 Comments
  • Po ti more legen ,pse i hipe mushkes se Vicidolit,,,?Po vazhdkn vepren e lene ne mes nga Saliu ,ishte rasti e dita ti dilje ne mbrojtje shtetit kunder krimit, te solidarizoheshe me shtetin qeverine e te denoje kriminelet.Keta krimineke qe i mbollet e i rritet me kaq sukses ne fund te fundit edhe ty kane per ta ngrene koken.Partia jote eshte parti fashiste ne mbrojgje te droges e drogaxhinjeve, parti e antiligjit, prandaj mbete prapa gardhit .Fajin e ka prokuroria qe te ka lene te lire se vendi yt prej kohesh eshte ne burg

    • e vr8 ky legeni tha ke top cheenel se fitorja jone eshte e pa perballushme kur kishte fituar ps lulezim basha o legen ske fituar ti o shqipetar ka fituar partia socl partia me e dashur ne bot

  • ishalla ne koken tende o Lulzim Basha dhe te familjes tende kete qe i ka ndodhur policit te shkrete,,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *