Basha deklaron se çfarë do opozita

Edona Llukacaj

Në këtë protestë të gjashtë kombëtare të opozitës së bashkuar, lideri i opozitës Lulzim Basha, në fjalën e tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” shprehu hapur kërkesat e opozitës, të cilat sipas tij ishin temë diskutimi kudo në Shqipëri. Kjo pjesë e fjalës së tij përpara kryeministrisë shfaqi konkretisht kërkesat e opozitës.

Jo pa optizëm, Basha deklaroi: “Dialogu kombëtar që do të përfshijë gjithsecilin prej jush, duhet dhe do t’i japë fund jo vetëm kësaj krize por edhe tranzicionit të tejzgjatur”.

Më pas, Basha bëri publike kërkesat e opozitës:

1-Një parlament të fortë që merret peng vetëm nga ju, që kontrollon qeverisjen me një apo dy dhoma. Me deputetë të zgjedhur drejtpërdrejt apo propocionalisht me lista të hapura.

2-Një president me kompetenca të plota kushtetuese dhe drejtësi të pavarur që nuk i mbron por i ndëshkon politikanët e lidhur me krimin.

3-Referendumi popullor, si e drejtë e patjetërsueshme, për të vendosur ju për çështjet që ju takojnë.

4-Financimi i partive politike për të dekriminalizuar politikën: për të bërë që as partitë dhe as zgjedhjet të mos jenë preja e radhës e krimit të organizuar.

5-Një paketë e fortë masash për ti dhënë fund krimit në Shqipëri, për ti çuar aty ku e kanë vendin bashkë me politikanët që vodhën zgjedhjet.

Në fund, Basha premtoi se këto vendime do të merreshin bashkarisht me qytetarët.

e.ll./dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *