Basha: Demokratët do vazhdojnë të kontribuojnë për integrimin

redaktor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjese në Kuvendin Zgjedhor të PD në Kavajë. Zoti Basha ka shprehur kënaqësinë e veçantë që një ditë pas marrjes së statusit të vendit kandidat ndodhet në Kavajë, qytet në të cilin nisi dhe mori jetë rrugëtimi europian i Shqipërisë. Kryetari i PD Lulzim Basha ka shprehur nga Kavaja mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan për të arritur në këtë ditë që e sjell Shqipërinë dhe më afër Europës, sikundër shprehu keqardhjen që ky status nuk mor dy vjet më parë kur u rekomandua për herë të parë nga Komisioni Europian.

Sfida e radhës, Basha, është hapja e negociatave. Ndërsa Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE i ka bërë sërisht të qartë kushtet e Shqipërisë, lideri i demokratëve ka shprehur angazhimin e PD për të kontribuar si deri më sot për të arritur standardet por njëherësh ka qënë i prerë në qëndrimin e tij për të mos lejuar cënimin e tyre.

“Europa i kujtoi njëzëri mazhorancës se dialogu me opozitën është faktor vendimtar edhe pse kjo e fundit me arrogancë kërkon të përqëndrojë gjithë pushtetin në duart e saj. Ne do të bëjmë gjithçka për Shqipërinë europiane por ne nuk do të lejojmë as nuk do të pranojmë kurrë shkelmimin e standardeve dhe normave europiane. Ne po ndërtojmë dhe do të ndërtojmë standardin europian duke nisur nga shtëpia jonë, duke zgjedhur me votë drejtuesit tanë e duke u ngritur e duke u bashkuar njezëri në vullnetin tonë të përbashkët për betejat, sfidat dhe fitoret që na presin përpara”, tha Basha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *