Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga Peqini ku mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së, ka falenderuar të gjithë anëtarët e PD që u përfshinë në procesin e zgjedhjeve në parti. Ky process, tha lideri i demokratëve, ka kthyer besimin e qytetarëve shqiptarë, besimin e rinisë tek PD. Sipas tij, sot gjithkush qe ndan dhe beson te njëjtat vlera me demokratët është i lirë të garojë per poste drejtuese ne kete parti.
“Gjej rastin të falenderoj në emrin tim të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të Shqipërisë, nga Veriu në Jug, nga më i vjetri me teserën e dhjetorit të vitit 1990 tek me i riu me teserën e majit të vitit 2014, që morën pjesë dhe dhanë kontributin e tyre të çmuar në këtë fushatë vendimtare për ringritjen dhe të ardhmen e Partisë tonë si alternativa kryesore e të djathtës dhe qendrës në Shqipëri.
Në bursën e besimit popullor, Partia Demokratike në këtë proces zgjedhjes, kuotohet sot si parti fitimtare. Tregon besimin e rinisë e cila beson tek ne, beson se me ne do të këtë një të ardhme më të mirë që po vjen tek ne, sepse beson se me ne do ta thotë fjalën e saj, po vjen tek ne sepse beson se i ka rrugët e hapura për të dhene kontribute dhe për të marrë përgjegjësi”, tha Basha.
Çdo shqiptar ndihet sot i zhgënjyer dhe i tradhtuar, tha Kryetari i PD, teksa sheh që po drejtohet nga të paaftë, të papërkushtuar, e deri tek personat me rekorde kriminale. Me zgjedhjen e personave më të mirë në postet drejtuese, tha Basha, ne do t’i japim qytetarëve alternativën e duhur, alternativën që ata meritojnë.
“E keqja më e madhe është kur të drejton kërkushi, i padituri, i paafti, i pavirtytshmi, i papërkushtuari i pasinqerti. Ndaj ne, Partia Demokratike kemi një mision qytetar politik e kombëtar: T’i dalim përballë dhe t’i përgjigjemi me vendosmëri, me njerëzit me të zotë që ka nxjerrë familja, komunitetit shkolla apo pervoja e gjere e jetës, projektit ogurzi në të kundërshtarit tonë të provomimit të individëve me rekorde kriminale në politikë, në administratë, në drejtim duke poshtëruar qytetarët duke rrezikuar projektin demokratik të ardhmen demokratike të vendit”, tha Basha.

Ku je o “Yll ne ngjitje”,fol o te lumte goja se edhe “miqte” te kane zili.Fol o supermen me kater pasaporta biometrike e tre nenshtetesi.Pa ty nuk bene dot jo vetem DP por edhe Shqipëria e Kosova te marra se bashku.Kur e mbaron stazhin per te drejtuar kete komb?
+Ky Basha ose eshte teper injorant dhe si servil vepron i komanduar, ose eshte provokator i ndyre dhe duhet demaskuar nga te tijte.
Zoti Basha, a ka ne Korce drejtore te vendosur nga PS qe kane qene te denuar dhe pse ju nuk i kini denoncuar ata?
kur flet ky per inkriminim kur ka vrare njerez dhe ka vjedh 200 miljon te rruga kombit, hallall paturpesine totale
Retorike e peshtire e Bshes,retorike e nje politikani medioker,i pa emancipuar.
Bashuc thuaju te verteten atyre 10 vetave qe ke rrotull a te rrafi Gita mbrem se dhe baca Sali ishte katandisur sot keq, ta perjashtuan nga parlamenti per 10 dite per goje cthurur….P.D e pisave.
Pse TI LULUSH me gjithe ato krime qe ke kryer, nuk ja ke arritur te ‘thyesh’ ndonje ‘REKORD’.