PD ka zhvilluar sot mbledhjen e grupit parlamentar. Burime brenda grupit bëjnë të ditur se kryetari Lulzim Basha ka deklaruar se largimi i opozitës nga Kuvendi të enjten e kaluar nuk është i drejtë,
“Largimi i opozitës nga Kuvendit të enjten jo i drejtë. Duhet përballje, një grup një qëndrim”, mësohet t’i ketë thënë Basha deputetëve.
Në mbledhjen e grupit është folur edhe për reformën në drejtësi, ku Basha është shprehur se shumica ka prishur konsensusin dhe kërkon të kapë drejtësinë.
Po ashtu Basha është shprehur në grup se duhet mbyllur punë e grupeve hetimore në kuvend. Finalizimi punës së komisionit hetimor për serverin e tatimeve dhe për emërimet në administrata.
Ndërsa ligjin për importin e mbeturinave Basha e ka konsideruar si një skemë mafioze dhe kriminale.
