Basha: Detyra e PD, të kthejë besimin tek shqiptarët

Ornela

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD janë thirrur për të votuar për funksionarët që do të drejtojnë Partinë Demokratike në 4 vitet e ardhshme, në fjalën e tij kreu i partisë më të madhe opozitare ka deklaruar se është detyra e PD të kthejë besimin tek shqiptarët, se Shqipëria mund të bëhet.

Sfidat që kemi përpara janë të shumta, të mëdha dhe historike. Por gjithçka nis dhe do të ketë suksese vetën me transformimin e politikes, modernizimin dhe europianizimin e saj. Ndryshimi i politikës është sot mision kombëtar: nuk mund të ketë më as vonesa dhe as shtirje, makiazhe dhe fasada”, u shpreh Basha.

Pasuritë e shqiptarëve po grabiten ndërsa energjitë e shqiptarëve po shterojnë duke u ndeshur me krimin, korrupsionin, injorancën, kaosin”, u shpreh Basha, teksa shtoi se Rama tani i po shkatërron të ardhmen.

Mungesa e shpresës për të ardhmen është shkaku kryesor që shqiptarët po largohen nga vendi”, deklaroi Basha duke theksuar se “Shqiptarët kanë nevojë të zgjohen, kanë nevojë të gjejnë kurajë, kanë nevojë të besojnë. Roli ynë, roli i demokratëve, i Partisë Demokratike në këtë gjendje është kritik. Nga ne sot kërkohet një ndryshim transformues, edhe më i vështirë se ai në fillim të viteve 1990-të. Atëhere kishte energji, kishte shpresë, politika shihej si një e mirë që do e çonte vendin përpara. Sot Shqiptarët e shohin politikën si të keqen më të madhe dhe shkaktaren kryesore të problemeve tyre. Sot shqiptarët kanë humbur besimin tek vetja dhe tek e ardhmja. Në këtë sfond, në këtë realitet ne duhet jo vetëm të luftojmë luftën për ndryshim, por mbi të gjitha betejën për besim, sepse pa besim nuk mund të arrijmë asgjë! Sot ne duhet të kthejmë së pari besimin se Shqipëria mund të bëhet vend normal”.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Lulezim jo keshillin kombetar te mbledhesh ti ,por edhe Pjeter-Arbenorin,Azem-Hajdarin e comp.Nga varri ti ngresh ,ti nuk e kethen besimin e popullit kurre sa te kesh ,Sali-Berishen ne parlament ,apo djalin e Fahri-Balliut ,Apo Grida-Duma ,apo goca e Azemit e comp.Se ju jeni nji “moster “nuk di te udheheqesh ty ta mbleth ta ben 8-me-2 Fatmir -Mediu ,Agron -Duka,Tritan-Rakia apo Monika -Kryemadhi e cila ne mbremje eshte dakort me ty,ne menjgjes eshte ne krevat me Edvin -Ramen keta qe permenda me siper nuk kane elektorat kurse ti I mban nga mbrapa per “shohu “qe une jam ne kualicion ,me 4-persona pa elektorat ,Lulezim thuaj drejt elektoriatit tend une si Lulezim te afermit e mi soj e sorrollop I kam punesuar te gjith ne qeveri ,por vdes per tu bere k/minister o “artisti”I EDVINIT ben mire te besh dorheqje para kohe.

  • mendja qe ju genjen , po Kush ju beson me juve jeni vemje te prishura,Luli do te ngresh nje cader dhe nje Babale rini bashke me Monen. EDI RAMA ME MENDJEN QE KENI DO TE RI NE PUSHTET SA TA VOTOJE POPULLI. Ku dini ju te beni shtet ju jeni per ato tortat qe bete per 100vjetorin e Pamvaresise , late nam u shkri gjithe Bota, ju jeni qeshake dhe vrases ,te vini tritole ne shtylla elektrike ,

  • Z Basha ,populli largohet nga shqiperia ,dhe arsyeja e vetme eshte pa dyshim ,qe te tre , ju partite PD , LSI e PS .ku gjate ketyre 27 viteve ,keni pasur te njejtin program ,pa as edhe nje ndryshim. Po te jesh burre ,me thuaj nje te vetmin ndryshim midis jush ??. Prap si sot ,ti nuk vjen as edhe nje here ne pushtet ,flet , propogandon ,ku edhe kalamajte e fillores do te tallnin .Pa nje program Si gjithmone llafollogji ,kot ne hajer , e pa bereqet e prespektive ..Apo sju vjen zeri .Nuk ka prespektive ,prandaj ,te rinjte e lene shqiperine dhe hikin nga syte kembet ,ka humbur shpresa ??.Nuk ke turp kur permend vjedhjet ,pronat ,e fresket eshte demostradat e ASTIRIT .Kush i la ato te vidhnin trojet ,kush eshte pergjegjes ,per zapzimin e trojeve me dhune ,si rrugace ,dhe ne populli qe nuk kemi vjedhur , nuk kemi abuzuar ,per as edhe nje miimete toke ,e qe kemi zbatuar ligjin me serjozitet .Ctaksirat kemi ne ,te paguajme me taksat tona ,tullat ,ketyre zaptuesve te trojeve ..Kjo o Lulzim ,nuk ka ndodhur dhe nuk do ndodhe ne te gjithe ballkanin ,si ne Kosove , mal te zi ,serbi , bosnje ,e maqedoni .Pra jemi te fundit ,por ne disheze .,me fal , keto nuk kane ndodhue edhe ne ishujt e ZIMBABES ??????Jeni per tju hedhur ,jo ne det ,por ne oqean , tju hane peshkaqenet ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *