Këtë të enjte Blendi Fezviu kishte ftuar kreun e PD-së Lulzim Basha. Gjatë emisionit janë zhvilluar edhe replika të “forta” me njëri-tjetrin, aq sa njerëzve iu ngriu gjaku se u duk si grindje e vërtetë. Basha ka kërkuar nga Fevziu ta lejojë që të përgjigjet dhe të ketë durim njësoj si në rastin kur në studio ndodhet kryeministri Edi Rama.
Kreu i PD-së madje ka vajtur më tej kur i ka thënë Fevziut se lejon që Rama ta fyejë atë drejtpërdrejt në studio. Ja dialogu mes tyre:
Basha: Mos më privo të drejtën e fjalës. Mos i hiq të drejtën e fjalës opozitës. Fevziu: Mos u viktimizoni kështu. Basha: Unë nuk jam i pandehuri i juaj që të përgjigjem me “Po” dhe “Jo”.
Ki durim, si në rastin kur është ai tjetri këtu që të fyen dhe u bën bisht pyetjeve.
Fevziu: Nuk je ti këtu që të më bësh balancën mua. Ka lezet kështu, luftarakë. A sa bukur aa
