Basha dhe protestuesit te Drejtoria e Policisë: Lironi Dollapin

Bora Basholli

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas dhunimit dhe ndalimit të sekretarit organizativ të PD-së Sait Dollapi.

Ai tha se është dhunuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Sandër Lleshaj, ndërsa gjatë gjithë protestës ka mbrojtur policinë.

Basha i bëri thirrje turmës ta ndjekin për te Drejtoria e Policisë, aty ku ndodhet edhe Sait Dollapi.

“Me urdhër personal të Edi Ramës është dhunuar në mënyrë të pashembullt Sait Dollapi. I cili gjatë gjithë protestës ka bërë gjithçka për të mbrojtur efektivët e policisë.

Ka dalë para turmës, para fishekzjarrëve por me urdhër të Ramës e Lleshajt është dhunuar dhe është shoqëruar në drejtorinë e policisë së Tiranës. Në emër të opozitës i bëj thirrje ta lirojnë një orë e më parë, ju bëj thirrje të më ndiqni”, deklaroi Basha.

 

b.b/dita

Share This Article
5 Comments
  • Veteranet e UCK(Ushtrise Clirimtare Kombetare) ,te prire nga oficeret e dale nga shkolla Skenderbeg,nga ata oficere patriote qe shkuan e drejtuan repartet e Uck ne luften e fundit kombetare ne Kosove ,duhet te mobilizohen e dhe te mbrojne Instutucionet e Shteti Shqiptar nga forcat e erreta antishqiptare qe po djegin e shkaterrojne,Simbolet e shteti shqiptar.Te shpallet gjendja e jashtezakonshme edhe te gjithene mbrojtje te Shtetit Shqiptar.Tendalen dhunuesit edhe te burgosen urgjentisht krerete levizjes antishqiptare.Te veprohet njejte si ne Turqi ,populli te dale e tu hidhet ne gryke bandave antishqiptare.
    Urgjentisht duhet te mobilizohen veteranet e UCK.Luftetaret e vertete te ketij kombi e qe i kemi ende gjalle.

  • Partia Demokratike e shqiperise eshte parti antikombetare.
    Kjo nuk eshte me fjale antikombetare pore me vepra.
    Ne keto kushte Parlamenti shqiptare duhet urgjensishte ta nxjerre jash ligji ke krijes Serbo Greke qe po behet nje gjysme shekulli qe shqiptaret nuk i lejon te qete ne punen e tyre.
    Urgjensishte Jashte LIGJIT PARTIN DEMOKRATIKE.!

  • Eshte njelloj sikur te therasin “lironi teroristin”!
    Shikoni videon se si i qellon seiti policët ne detyre dhe pastaj binduni, se ku e ka vendin ky fare “lideri” i partise bande.
    Kur policia e identifikon dhe kerkon t’a ndaloje sipas ligjit, ai vrapon si lepur dhe veterrezohet si bageti e nderkryer…
    Kjo eshte partia, qe “vendos fatin” e Shqiperise per 10-15 vjetet e ardhshem!

  • Ti klysh i UDB-s me kryetar Berishen i di mire keto pune!!!
    Kur thua se,është dhunuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Sandër Lleshaj, ndërsa gjatë gjithë protestës ka mbrojtur policinë.
    Po krimi i 21 janarit 2021 me urdher te kujt u krye vrasja e 4 protestuesve qe soditnin ngjarjen e dites te qete me duar ne xhepa.
    Ti ishe minister i rendit mos gabofsha dhe brenda kulles se kryeministrit qe dhe ky sodiste ngjarjen teper i pezmatuem nga frenxhia e kulles.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *