Basha dhe Topalli në Shkodër kujtojnë demostratën e 2 prillit

anazapta

Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe deputetja Jozefina Topalli kanë përkujtuan në Shkodër demonstratën e 2 prillit të vitit 1991, ku u vranë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku. Kryetari Basha dhe zonja Topalli kanë vendosur kurora me lule në memorialin e 4 dëshmorëve. 

Deputetja Topalli deklaroi se 4 të rinjtë u vranë teksa luftonin për demokracinë e shtetit ligjor. Sipas saj, “sot shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar, për të ardhmen jo të sigurt të fëmijëve dhe vetes.”

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *