Basha: Do heqim taksën e “Rrugës së Kombit”

Ornela

Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet në Paskuqan ku po zhvillon një takim me banorë të zonës.

Teksa takon qytetarët dhe dëgjon shqetësimet e tyre, Basha u premton se me ardhjen e tij në pushtet problemet e tyre do të gjejnë zgjidhje.

Kreu u demokratëve u premtoi banorëve se ai do të jetë përkrah tyre dhe ndër të tjera tha se do heqë taksën e “Rrugës së Kombit”

Ju jap fjalën se do të jem në krahun tuaj deri sa ta fitojmë këtë betejë. Na pret një qeveri me taksa të ulëta, me mundësi punësimi për të gjithë shqiptarët.

Sepse Shqipëria i ka mundësitë të ulë taksat. Ne e kemi planin. Uljen e çmimit të naftës me 300 lekë, uljen e taksës së biznesit të vogël 0.5% e xhiros në vit dhe asnjë taksë tjetër, as lokale as qëndrore. Të gjitha do të shkojnë për pushtetin lokal.

Do ta heqim taksën e “Rrugës së Kombit”. Duhet larguar kjo qeveri. Kjo qeveri nuk e ka lidhur fatin me shqiptarët, por me kriminalët”, tha Basha.

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • Luli rruga e kombit eshte ndertuar me leket e Shqiptareve.Me lind nje pyetjene qe nuk kalojme asnje here ne kete rruge.si do te na jeper racioni i jone.
    Keto pallavrat tuaja nuk i han as krapi.po le populli i asaj zone qe kalon ne ate rruge

  • jo vetem taksen do e heqi ky po do ktheje mbrapsh edhe parate e fondeve te Rruges qe vodhi kur ishte minister

  • Kthe 200 milionshin dhe behet 0 taksa
    Hajde pa te te marre SPAK se te pret larja e sumes me sapun
    Te presim

    • Po erdhi Leshi dhise ne pushtet nuk do kete asnje lloj takse, bisneset do ta kene zero taksen e fitimit, buka do jete 100 lek te vjetra, energjia, uji falas, pensionet do jene jo me pak se 600000 lek , rroga minimale 800000 lek, biletat e avionit do jene 1 euro per cdo lloj udhetimi, transporti publik falas, dhe hajde mos voto per leshinedhise, do vijne 1000000 gjermane te jetojne ne Shqiperi

  • Epo meqenese do ja u heq Paskuqanasve taksen e Rruges te Kombit,ja u zgjidhi hallet …
    Per kete lloj “zgjidhjeje populli ka patur nje shprehje:
    Hane Shan hane Bagdat…
    Po percfare ju intereson taksa e Rruges te Kombit Paskuqanasve?Vec se ne se te gjthe banoret jane tregetare te medhenj dhe udhetojne per dite ne ate rruge….
    Por kur e thote Luli se e ka ne program si zgjidhje te halleve atyre me te cilet “bashkebisedon” duhet “besuar” I di mire ai llogarite se e ka thene vete:7 x 7 = 42…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *