Basha: Do ta vazhdojmë betejën deri në fitore

Ornela

Do ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore tha Lulzim Basha nga selia e PD-së ku falënderoi protestuesit për “qëndresën popullore kombëtare dhe europiane”.

“Beteja e sotme është pjesë e përpjekjes dhe aksionit popullor që do të vazhdojë pa reshtur deri në çlirimin e Shqipërisë nga qeveria e krimit. Sot shqiptarët folën, sot foli dhe Europa, nuk ka bisedime për integrim me autokratët e lidhur me krimin që kanë kapur drejtësinë për të mbrojtur veten e tyre dhe të afërmit e tyre nga drejtësia e vërtetë. Për një jetë më të mirë për çdo shqiptar, për shpresën për Shqipërinë tonë, europiane, do ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore”, tha Basha për protestuesit para selisë së PD.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • vazhdo deri ne fitore,mos ndalo perpara Robispier Babale.Me vjen keq se keshtu s e ke zene nji jete nuk te mjafton per fitore,te duhen 2 jete.Prit gomar te mbije bar.

  • Ti mund te jesh me i deshtuari ne politike ne keto 27 vjet. Turp te te vij nga vetja. Vrases i 21 janarit

  • Vec humbjeve, ti nuk do njohësh fitore kurrë në jetën tënde. Ti mund të jesh gjithcka, por kurrë politikan e aq më tepër i përgjegjshëm e ndërgjegjshëm me popullin që të vie pas teje o, humbës. Nuk udhëheqet populli kështu…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *