Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të Belshit, Cërrikut dhe Bradasheshit në Elbasan.
Kryetari i PD-së, Basha, u njoh me shqetësimet e banorëve si, rënia e fuqisë blerëse, rritja e çmimit të energjisë dhe u ofroi atyre paketën e shpëtimit, duke premtuar se do të ulen taksat në minimum, do ulet çmimi i energjisë dhe do te hiqet TVSH-ja për mallrat e shportës.
Banorët e Dumresë shfaqen shqetësimin për rritjen e kostove të punimeve bujqësore për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe energjisë, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Basha, u shpreh se “Kjo zgjidhet me votë dhe më 21 qershor ju keni mundësinë që këtë të keqe ta ndalni me votën tuaj. Nga ana tjetër, duke votuar për Partinë Demokratike në 21 qershor, ju bëni një zgjedhje për platformën tonë të uljes së çmimit të energjisë me 25% dhe faljes së kamatë-vonesave për të gjithë banorët e Dumresë”.

Ky vazhdon me lojen per te na marre per budallenj, me premtime sa per te mbushur fjalimet, se s’ka as ca te ofroje, as nje vizion, dhe tani po kuptojme edhe qe s’ha pyke fare, cmimi i energjise eshte kompetence e qeverise, si mund te premtoje per zgjedhjet lokale gjera qe nuk jane kompetence e tij? apo thoni s’kishte per te bere asgje gjithsesi.
Ti nuk je me njeri qe ngjall besim, as frike, thjesht meshire se si mund te katandiset njeriu ne palaco me panginjen per pushtet, dhe nje njeri normal, do te kishte justifiku minimalisht rrogen ne krye te bashkise, jo te vazhdoje serish, sikur asgje s’ka ndodhur me mashtrimet e radhes.
pse nuk cmimin e ujit ti qe e ke kompetence por del te cmimi i dritave. pse flet kshu kot? cimin e energjis e rregullon ERE. as qeveria ska pune me ate gje
Jane zgjedhjet per pushtetin vendor o z. Basha. Vleresohet puna juaj ne kater vite ne keto zgjedhje. E ke katandisur Tiranen si mos me keq. Ne kryeqytet mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante, afer Lanes nuk kalohet pasi mban ere te padurueshme.
Eja ne Tirane e bej ndonje pune se e ke lene kryeqytetin ne meshire te fatit. Premtove shume ne vitin 2011 mirpo nuk ke realizuar asgje. Do mbahesh mend si kryebashkiaku me i dobet qe ka pasur ndonjehere Tirana.
Qytetaret bejne bilancin se si kane drejtuar qytetet kryebashkiaket per keto kater vite. Konkretisht Lulzim Basha premtoi: – kartat e studentit
-krijimin e hapsirave te gjelberta
-hapjen e qendrave rinore
-Tramin
-Terminalin multimodal, etj, asnje nga keto premtime nuk eshte mbajtur. Z. Basha duhet te jape llogari per keto.
basha vazhdo me rrena se mendon se do fitosh sic bere ne tiran. qytetaret te pan dhe nuk do ket me qytet si eshte sot tirana.
Kemi besim, se Lulzim Basha do e bej Shqiperine nje vend me te mire ashtu si simotrat e saj europiane!
Ti je e ardhmja e Shqiperise! Je nje politikan model per te gjithe politikanet shqiptare!
I uroj fitore PD-se si ne 21 qershor, ashtu dhe per zgjedhjet e pergjithsme, pasi prane saj ka me te vertet njerez me vlera!