Bashkia e Tiranës do të vendosë veton kundër rritjes së çmimit të biletave të urbaneve.
Kryebashkiaku Lulzim Basha ka theksuar se bashkia i ka kërkuar qeverisë të subvensionojë operatorët e transportit urban.
“Bashkia e Tiranës është në kontakt të vazhdueshëm dhe në dialog të vazhdueshëm me operatorët e transportit publik në qytet.Qëndrimi ynë është i qartë dhe pa ekuovok. Bashkia e Tiranës nuk do të iniciojë dhe do të vendosë për sa është e mundur veton për rritjen e çmimit të transportit në qytetin e Tiranës. Por bashkia e Tiranës është e ndërgjegjshme që rritja e çmimeve të karburanteve që do të vazhdojë nëse nuk ndalohet ai parashikimi i paketës fiskale që shton akcizat për karburantin e bën gjithmonë e më të vështirë performancën normale të operatorëve të transportit publik. Ndaj në këtë kuadër Bashkia e Tiranës i ka propozuar qeverisë heqjen dhe rimburësimin e akcizës dhe tatimit mbi vlerën e shtuar për të gjitha shërbimet e ofruara nga operatorët e shërbimit të transportit publik. Ky është padyshim një formë subvensionimi por plotësisht dinjitoze dhe e justifikuar nga njëra anë që të kemi një shërbim cilësor dhe nga ana tjetër për të mos rënduar xhepin e qytetarëve të Tiranës të cilët zgjedhin të përdorin këtë shërbim” tha Basha.
Ndërsa ka prezantuar sot analizën vjetore të Bashkisë së Tiranës, Basha e cilësoi pozitiv punën e bërë nga Bashkia e Tiranës duke theksuar se gjatë këtij viti është rritur numri i të punësuarve.
“Statistikat tregojnë se në bashkinë e Tiranës u mbyllën 1845 biznese dhe janë hapur 4284 të tjera dhe ky është një bilanc është pozitiv dhe afro 12 mijë të punësuar. Bilanci pozitiv në këtë pjesë të rëndësishme janë mes të tjerave edhe si resultat i vazhdimit të politikave miqësore për biznesin nga Bashkia e Tiranës dhe vënies në eficencë të plotë të qendrës së licensave dhe lejeve ku tani bizneseve u shërbet me një ndalesë të vetme. Nëpërmjet instrumentave të tjera të bashkisë janë punësuar 55 persona, kryesisht nga komuniteti rom, nga kontraktorët e pastrimit të qytetit të Tiranës dhe afro 100 gra, gjysma e të cilave kryefamiljare kryesisht nga sektori i fasonëve” tha Basha.
Sipas kryebashkiakut Basha një tjetër arritje është edhe miratimi pas 23 vitesh i planit urbanistik i Tiranës i cili përveç efekteve të drejtëpërdrejta në industrinë e ndërtimit dhe planifikimit urban sjell edhe një grad më të rritur sa i përket investimeve.
“Miratimi i planit urbanistik pas 23 vitesh i shërben vizionit tonë për një tiranë moderne dhe europiane të shekullit të 21 po i shërben po kështu edhe ngushtimit të hapësirave për abuzivizëm,korrupsion dhe pranisë së sekserëve të përfolur për kaq shumë vitesh në industrinë e ndërtimit. Kështu plani urbanistik i shërben të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe jo një klientele të caktuar. Nëpërmjet hartimit të planeve urbanistike vendore i është hapur rruga kalimit të ngërçit i cili kishte penguar industrinë e ndërtimit në vendin tonë dhe njëkohësisht është bërë i mundur një kordinim më i mirë me investimet publike si lokale ashtu edhe qëndrore siç është edhe Unaza e Madhe” tha Basha.

Qerrata i madh ky Lul Domatja!!!
Behet si CUB diten kur naten i ka nxitur pronaret e URBANEVE qe te kercenojne qeverine!!!!
Cfare VETO-je do vere ky DALLKAUK i mjere????
Po licencen ketyre URBANEVE ,Bashkia ua ka dhene!!!
Kemi 23 vjet dhe ne linjat Urbane NUK KEMI PARE ASNJE SHTETAR TE KONTROLLOJE ZBATIMIN E KONTRATES DYPALESHE MIDIS BASHKISE DHE URBANEVE!!!
Para se Luli te beje GARIPIN,do bente mire te kerkonte HEDSAP,se sa FITOJNE FIRMAT E URBANEVE NE DITE!!!
Ne se do kontrolloheshin rregullisht(e jo nje herre ne 50 vjet) do arrihen ne perfundimin se keto FIRMA FITOJNE ME SHUME SE TRAFIKANTET E DROGES E ARMEVE!!!
Se dyti,ky Lul Domatja, pse nuk e ZHDUK MONOPOLIN NE KETE SHERBIM PUBLIK????
Le t’u jape LICENCE kujtdo,qe eshte i interesuar te merret me kete biznes dhe konkurenca do rregulloje fare lehte edhe “HALLET” e ketyre MAFIOZEVE!!!
Ne se dikush nuk ka interes ,LE TE SHPALLE FALIMENTIN!!!
Se treti,ky Lul Domatja,PSE NUK KONTROLLON LINJAT E KAMZES,KASHARIT,YZBERISHIT etj,qe nuk perdorin BILETA,bile as abone dhe as pranojne kartat e veteranit apo te invalidit!!!
Ne se justifikohen se jane LINJA TE KOMUNAVE E JO TE BASHKISE SE TIRANES,atehere pse lejohen te hyjne ne Tirane???
Ky Lul Domatja nuk eshte bere akoma t’i jape keshilla qeverise,per te ulur apo hequr akcizat e naftes etj!!!
ASNJE FAVOR TE MOS U BEHET HAJDUTEVE:
T’U HIQET MONOPOLI DHE E GJEJNE VETE ZGJIDHJEN!!!