Basha e quajti ‘peshk i madh’, reagon Dako: Vetëm një gjë nuk e bëj dot për PD…

Dita

Pas deklaratës së kreut opozitës Lulzim Basha se kryetari i një prej bashkive me te rëndësishme të vendit, Vangjush Dako po hetohet pasi ka bashkëpunuar me grupe kriminale për të blerë vota në zgjedhjet e 25 qershorit ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit. Dako nëpërmjet një postimi në ‘facebook’ ka reaguar duke thënë se është i gatshëm të ballafaqohet me kreun e PD Basha duke ironizuar se e vetmja gjë që nuk bën dot për të është që nuk mund të fitojë në Durrës.

Postimi i plotë:

Me Lulzim Bashën jam i gatshëm të ballafaqohem në cdo studio apo shesh publik, për të gjitha ato që ai dhe altoparlantët e tij bërtasin për mua prej vitesh tashmë!

E vetmja gjë qe nuk bëj dot për Lulzimin dhe partinë e tij është të fitojnë Durrësin, të cilin e kanë humbur thellë dhe më thellë, duke rënë poshtë dhe më poshtë në gropën që janë munduar të më hapin mua.

Gjithë të tjerat me ketë lloj soji janë humbje kohe. Keqardhje për gjithë ata që dëgjojnë akoma Lulin dhe këtë opozitë pulash të lagura që bëjnë sikur janë ujq të tërbuar.

 

dakooo

Share This Article
2 Comments
  • O Dako: Nuk jeni ne fushat elektroale qe te perballeni ne studio me Bashen.Akuzat qe ju thane ne emrin tuaj,ju duhet te perballeni me drejtsin.Aty cfajsohuni po munde.

  • Pershendetje z . V . Dako , perkrahja popullore nuk ju mungo , prandaj koken gjithmon mbaje lart , qe Bashes ti bjere sa ne posht ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *