Të bën përshtypje fakti që Partia Demokratike nuk ka bërë asnjë prononcim për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë.
Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë, askush nuk ka folur për këtë ngjarje.
Madje, edhe kur PD ka organizuar një konferencë për ekonominë dy ditë më parë, është bërë kujdes që të mos përmendej Banka e Shqipërisë.
Dhe, të mendosh që PD nxjerr deputetët apo zëdhënëseset e veta disa herë në ditë për çështje shumë herë më banale.
Por, kreu i PD-së, Lulzim Basha, e ka thënë një gjysëm fjale sot, ndërsa denonconte marrëveshjen me CEZ.
Ai ka marrë në mënyrë të tërthortë në mbrojtje Ardian Fullanin.
Basha tha se “vjedhja e Bankës së Shqipërisë është asgjë në lidhje me marrëveshjen e qeverisë me CEZ”.
Pra, një çikërrimë.
Por, duke parë lidhjet e mazhorancës së djeshme me Fullanin, kjo heshtje është e kuptueshme./b.l
Plehrat.:(((
Pse nuk e heqin ne moment guvernantin qe merr rroge miljona euro dhe ushqimin dhe palestren i ka ne godine.
Berisha-Basha-Fullani -Santo etj.etj. te gjithe perbejne ”Klubin e Hajduteve ”, prandaj heshtin
dhe vetem heshtin per skandalin e BSH ., ndersa ata qe u arrestuan jane ”vrima e fundit e ka-
vallit”, ”kokat e turkut ” , hajdutet e vertete qe marrin ”copat e medha te luanit ” jane te lart-
permendurit , megjithese njeri prej tyre ”shkoi per lesh” ! Kjo eshte pune banditesh ,pune
mafiozesh !!!!