Basha: Edi Rama si Enver Hoxha

redaktor

Konventa e të rinjve në Fier ishte një nga takimet me entuziaste të Lulzim Bashes dhe ai nuk e kurseu kushtrimin për të rinjtë demokratë, që njesoj si 25 vjet më parë, të përmbysin një diktaturë të re, të cilën Lulzim Basha e quan “diktatura e krimit dhe e korrupsionit”.

1.2 miliardë euro, para që përndryshe do të ktheheshin në pensione më të larta, rroga më të larta, në bursa studimi, në mundësi për një shëndetësi më të mirë e më përgjegjëse për qytetarët shqiptarë, në punësim, në mirëqenie, në ndihmë ekonomike, por që sot e gjithë ditën janë kthyer në pasuri përrallore për këta sheikë korrupsioni, për dyshen Rama-Meta dhe 40 hajdutët e tyre.

Faktet njihen botërisht e pas dy vite përballje, e denoncime nuk ka shqiptarë që nuk e di se Republika e Shqipërisë sot nuk ka më një qeveri legjitime kushtetuese por një bandë hajdutësh që duhen larguar një orë e më parë”, iu drejtua të të rinjve fierakë, Lulzim Basha.

Pak ditë përpara protestës së 8 Dhjetorit, Lulzim Basha i bëri Edi Ramës akuzën më të rëndë të këtyre dy viteve dhe e krahasoi për ngjashmërinë diktatoriale me Enver Hoxhën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *