Basha entuziast se do të fitojë në njesinë ku ka humbur gjithmonë, takon një “militant” që i thotë se nuk do votojë më për PS

Rovena Cerka

Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha shkoi këtë pasdite në njesinë 8, ku edhe është votues ndërsa në 3 palë zgjedhje po aty ka humbur.

I gjendur mes militantëve të partisë së tij, pa respektuar masat anti covid, Basha takoi një qytetar i cili i tha se nga socialist u kthye në demokrat e se do të votojë për Bashën.

Megjithatë 25 prilli është afër dhe tashmë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të shikojmë se sa do të votohet Basha në njesinë e tij përballë kundërshtarëve socialist.

NJOFTIM NGA PD 

Qytetari: Urime për fushatën!
Lulzim Basha: Faleminderit shumë!
Qytetari: Ju mbështesim dhe shpresojmë të ndryshojnë gjërat.
Lulzim Basha: Ju falënderoj shumë për mbështetjen! Të jeni të sigurt që nuk do ta shpërdorojmë besimin dhe mbështetjen tuaj. Bashkë për ndryshim! Numrin 9 në 25!

Mes qytetarëve që nuk nguruan t’i shprehnin mbështetjen Bashës, ishin dhe socialist të zhgënjyer që kanë zgjedhur t’i bashkohen ndryshimit më 25 prill. 

Qytetari: Kemi ardhur nga krahu tjetër. Jemi ardhje e fuqishme se jemi gjithë këta njerëz. Na ka zhgënjyer, na ka shkatërruar, na ka lënë nëpër shtëpia.Dil nga shtëpia thotë se do bëjë kulla.
Lulzim Basha: Jeni të mirë se ardhur. Jemi në këtë betejë për të gjithë popullin, për të djathtë dhe të majtë. Do e mundim të keqen.

Qytetari 2: Suksese të ectë mbarë!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Qytetari 2: 14 vjet ja kam dhënë votën, është koha për t’i dhënë drejtim për të shkuar vota ku e ka vendin.
Lulzim Basha: Është koha për ndryshim. Të falënderoj nga zemra! Nuk do të zhgënjejmë as ty, as një socialistë të ndershëm që votojnë për Shqipërinë.
Qytetari 2: E paçi faqen e bardhë!
Lulzim Basha: Në fund fare besnikërinë e kemi ndaj Shqipërisë.

 

 

m.m/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” says:

    Ne situaten ku e ka sjellë Shqiperine mafiozi Edvin Escobar D’Rama,çdo “rilindas” konsiderohet antishqiptarë.
    Pse u largua nga PS dhe u bashkua me PD. I ftuar në studio Ardit Kërtusha, ish-kandidat i PS https://www.youtube.com/watch?v=w3HhRqYe5mo

    Edvin D’Rama miku i Aleksander Vuçiçit,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

    • Ardit Kertusha ndryshoi drejtim pak me vonese por me mire vone se kurre.Durrsi flas per venelit eshte i gjith kunder Rames.Me ate qe i ka bo Durrsit ky monster nuk meriton asnje vote.Myt veten ai qe voton PS ene maskarejt e Gjush Dakos.

  • Sa here qe shkon ne keto zona ku nuk do te fitoje,nxjerr nganje ” militant socialist”te zhgenjyer qe tani e tutje do votoje lulin.Mbahu muco me gajret.Ndersa nga kjo zonja thone “pirdh o mece ,pirdh”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *