Lulash-je mashtrues i lindur,
për ty nuk ka asnjë shpresë,
humbje e thellë s’të ka bindur,
se ti je një i pabesë!
Atë natë të gjatë mendove,
se ti e fitove lojën,
t’u dha më shumë se ç’kërkove,
vetëm që të mbyllje gojën!
Njëzet e Pesa kaloi,
si ç’i donte mushka drutë,
o Lulash-a e kupton,
se të braktisën të tutë!?
Rama mori aq sa kishte,
plus dyzetë mijë të rinj,
të tijët nuk mund t’i blinte,
me para e me florinj!
Dyqind mijë nga të tutë,
s’ta dhanë se je i lik,
socialistët nuk lajthitën,
se janë një front besnik!
Me arithmetikë të thjeshtë,
shifrat janë të kuptushme,
ndaj duhet të bëje dorëheqje,
edhe të parevokushme!
Natyrisht korre furtunën,
sepse erën kishe mbjellë,
edhe e hodhe PD-në,
në greminën më të thellë!
Në greminën më të thellë,
si s’ka qenë kurrë më parë,
na çudit këmbëngulja jote,
për të mbetur kryetar!
Ti tani po na provon,
se pushteti është sëmundje,
po ti PD-në do ta çosh,
gjithnjë nga humbja në humbje!
Sot me cic-micet e tua,
nuk mashtron dot asnjeri,
po s’doli rrënjë e problemit,
do të shëmbesh përsëri!
Edi Rama gabon rëndë,
që ty të shikon si shpresë,
sepse ti je etalon,
i njeriut të pabesë!
7 Korrik, 2017