Pas mitingut në Tiranë mbrëmjen e të shtunës që çeli fushatën elektorale të PD për zgjedhjet e 25 qershorit, kreu i demokratëve Lulzim Basha u ndal sot në qytetin e Fierit, për të prezantuar kandidatët për deputetë dhe për të kërkuar votat e qytetarëve.
“Merrni Fierin në dorë, merrni Shqipërinë në dorë me votën tuaj në 25 qershor për Republikën e Re, Republikën tuaj”, iu drejtua simpatizantëve Basha.
“Ne jemi të bashkuar, ata janë të përçarë. Ne jemi të bashkuar jo vetëm brenda radhëve tona. Sot hedhim themelet e një politike për qytetarët. Politikanët e papërgjegjshëm me Ramën në krye shkaztërruan besimin te politika si instrument ndryshimi. Unë e di se me gjithë përpjekjen time dhe punën time të madhe, e di se ka një mosbesim të madh te politika dhe politikanët se të tjera gjëra thonë dhe të tjera gjëra bëjnë kur futen në zyrat e pushtetit, se në fushatë flasin për popullin kurse në zyrat e shtetit e kanë mendjen te tenderat dhe pasurimi i xhepave të tyre. Kjo është totalisht e vërtetë, por kjo është ajo që ne do ndryshojmë dhe do përmbysim me votën tonë në 25 qershor”, tha ai.
“Sonte e ftoj per nje debat televiziv me kandidatin per kryeminister te republikes se re. Rama mund te shetisesh ne Shqiperi por nuk i con dot 4 jave me mashtrime. Eja ne debat bej bilancin tend, ti bilancin tend, une bilancin tim, ti programin tend, une programin tim dhe qytetaret te vendosin me voten e tyre. Ftesen e bera publike, po s’e pate degjuar po ta nis edhe me shkrim por tani do ta them une se pse nuk vjen ketu te shpjegoje, te jape llogari, ndonje pune edhe e ka bere, une vete i kam pare palmat me syte e mi, mijera palma, palma dhe fasada shumengjyreshe…”, u shpreh lideri i demokratëve.
Ja kandidatet e PD per Qarkun Fier
Enkeleid Alibeaj
Genc Pollo
Myslym Murrizi
Luan Baci
Olsi Cuko
Luljeta Sejko
Dilaver Kamberaj
Jakup Beqiraj
Shkelqim Krasniqi
Aurora Koroveshi

Kesaj i thone “Ec perpara te çafsha ballin me sqepar te hapsha varrin”!
o koqe I Sales ske fytyre ti te urdherosh Edin per debat shko bej debat me Kreshnikun I helmove njerzit ne miting keto jane manovrat tuaja , o Lul shko ne Hollande se egjen te shtruar sofren ,I perkedheluri I Sales qe I do gjerat ne tavoline nuk te eci me cadren tani do dhe debat televiziv ta tha mire Andi Bushati pri bileten per Hollande
Ky Basha paska rreshkit fare. Nuk i paska bere mire ai gazi i mistershem mbreme.
Me kete parti rempalle qe ke i kerkon popullit voten ?!! Qytetaret tashme nuk i besojne fjaleve por punes.Si k/bashkie nuk bere asgje,shiko Erionin cdo dite prezanton nje gje per Tiranen tone.
Ke surrat ti, o lule behari, te perballesh me Ramen, tek i cili ka shprese shumica absolute e shoqerise shqiptare?!
Rama te dha doren, ti perpiqesh t’i rrembesh krahun.
Turp te kesh, po edhe Rama nese pranon!
ti do takim urgjent po ca do tregosh ti PD qe e katandise si mos me keq ik sa me pare se ka oferta te mira RINAS _HOLLAND