Basha-gjyqtarëve e prokurorëve të Elbasanit: Do përgjigjeni para drejtësisë

Bora Basholli

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat nga selia blu pas vendimit të gjykatës së Elbasanit ndaj funksionarëve të PD-së paralajmëroi gjyqtarët dhe prokurorët e çështjes se do të mbajnë përgjegjësi ligjore para drejtësisë së vërtetë.

Basha tha se ata do ta shoqërojnë kryeministrin Rama para drejtësisë.

Opozita nuk frikësohet, nuk trembet, nuk tërhiqet. Unë, të gjithë demokratët në cdo cep të Shqipërisë dhe gjithë qytetarët e bashkuar do ta luftojë këtë qeveri kriminale derisa Edi Rama dhe të gjithë kriminelët e tij të dalin para drejtësisë së vërtetë. 

Dua tu drejtohem të gjithë policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve të Elbasanit, të cilët sot vendosën të mbajnë të burgosur politikë njerëz të pafajshëm ndërkohë që kanë vite që tolerojnë dhe mbrojnë krimet e Qazim Sejdinit, Taulant Ballës dhe bandave të Elbasanit. Ju e dini fare mirë se çfarë është ligji dhe drejtësia.

E dini fare mirë se është kriminale që një prokuror dhe një gjyqtar të braktisë ligjin dhe interesin publik për ti shërbyer politikës dhe krimit. Ju e dini dhe ne e dimë. Edi Rama mund tu ketë premtuar se do t’ua falë korrupsionin dhe shkeljet ligjore, se do të kaloni vettingun. Unë ju premtoj se shpejt do ta shoqëroni Edi Ramën para drejtësisë.Prokurori dhe gjyqtari i korruptuar është funksionari më i rrezikshëm në shoqëri. As njerëzit dhe as unë nuk do ta harrojnë dhe as nuk do ta falin krimin dhe korrupsionin tuaj.

Basha tha se Rama po nxit vëllavrasjen”.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Si tha si tha do pergjigjeni para drejtesise,o rraft damllaja o lul o koqe kanari per ke drejtesi e ke fjalen o trap per drejtesine qe vendosi sala per 30 vjet cfar mendon ti o zvarranik i lasht qe ka akoma budallenj e mund te beni si tju doje qefi.Meqense jemi tek drejtesia behuni gati te jepni llogari per te keqijat qe i keni bere popullit dhe vendit.

  • si mundet te jet Njeriu
    kaq i ndyr ,
    kaq i pafytyr ,
    kaq cfar ti thuash ksaj fare te ndyr mor aman ,
    se kam te veshtire te gjej fjalen e duhur
    per kte lloj pafytyresie njerezore

    ti them shkerdhat ,perseri s’mjfton ,
    e pabesushme ,se ku ka degjeneruar ai vend.
    ———

    Nuk arrij te kuptoj se nga vjen ku Tip Politikani

    ne Shqiperi ?

    – Me cilet Tipa Politikanesh te Kontoinentin
    ngjason ky (kriminel -abuzues me Ligjin ,bastard Tradhetar ,mashtrues ,pra nji njeri i mbushur

    me te gjitha veset me te ndyra te Njeriut ?

    Natyrishte jo vetem ky Mbetje toxike ,por qe nga salih berisha -meta -mona etj etj

    ——–
    Me te tille politikane shqiptaret do jetojne nji jete si ne
    Filmat Horror .

    Me te tille shkohet vetem ne Djall ,

    por kurre drejt Civilizimit Boteror e BE-s
    ———–

    Arrestohini dhe beni te perballen me ligjin sa me apr kta
    maskarenje te njerezimit

    qe kerkojne ti shesin opinionit Pafytyresine Njerezore

    per Vler !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *