Basha hakmerret duke gjobitur autobusët e “Bunk’Art”

Dita

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të gjobisë autobusët që çojnë njerëzit për të vizituar bunkerin antibërthamor të hapur pak ditë më parë nga ana e qeverisë.

Sipas bashkisë, këta autobusë nuk kanë marrë leje, edhe pse tashmë funksionojnë si një linjë e rregullt transporti. Këta autobusë bëjnë linjën drejt Shish-Tufinës me orare fikse 09:00, 10:00, 11:00 dhe deri në 13:00, ndërsa nisja e fundit nga bunkeri për në stacionin në Tiranë pranë Muzeut Kombëtar bëhet në orën 16:00. Pavarësisht gjobave, këta autobusë kanë vazhduar veprimtarinë e tyre.

Demokratët dhe kreu i tyre, Lulzim Basha, nuk e kanë pritur mirë hapjen e këtij bunkeri duke u shprehur se ai është një muze për Enver Hoxhën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *