Basha “harrohet” në PD, Rama e zëvendëson për rregullimin e Tiranës

Dita

Teksa Lulzim Basha është fokusuar tek Kuvendi i partisë, Edi Rama njofton nisjen e aksionit për rregullimin e komplekseve brenda Tiranës. “U pa puna miq duhet të bëjmë edhe punë komunale me vullnetarë kur bashkia pushon së ekzistuari!”,- kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në tëitter, duke marrë  indicie nga problemet e shumta të kryeqytetit këto dy ditë.

Kreu i qeverisë ka publikuar edhe disa foto të rregullimit të një parku në kryeqytet nga aksioni i nisur sot.

“Ja si po shndërrohet në park një kënete 300 m nga bulevardi TR në përgjigje të plot ankesave nga qytetarë të braktisur’, vijon më tej Rama.

Punimet dy ditore të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, kanë bërë që Bashkia e Tiranës të ndjenjë mungesën në zyrë të kryebashkiakut të saj, Lulzim Basha.

Për shkak të drejtimit të punimeve për zgjedhjen e këshilltarëve të ri të PD-së, Basha është shfaqur shumë pak në zyrë , ndërsa shërbimet komunale i janë gëzuar  pushimeve. E.K

1

2

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *