Të gjithëve ju kujtohen deklaratat e bëra nga Lulzim Basha dhe nga Sali Berisha në drejtim të Edi Ramës, kur ky i fundit mbante postin e Kryetarit të PS dhe njëherësh të Bashkisë.
Në atë kohë, Basha dhe Berisha akuzonin Ramën se po merrej me punët e partisë dhe po harronte qytetarët dhe Bashkinë.
Katër vjet më vonë, duket se e njëjta situatë është edhe për Lulzim Bashën.
Reshjet e dendura të shiut dhe të breshrit të rëna gjatë pasdites së sotme në kryeqytet krijuan përmbytje në disa zona në kryeqytet.
Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të shiut, por edhe të breshërit, që zgjati disa minuta, u krijua edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Këto përmbytje të menjëhershme në rrugët e kryeqytetit vijnë si shkak i bllokimit të kolektorëve dhe problemeve me kanalizimet.
Shpresojmë që dikush t’i thotë që të kujdeset pak edhe për Bashkinë e Tiranës, përveç drejtimit të fushatës.

Si duket do ti ngjaje Rames.Ky rama nuk po le vend te botes per te prezantuar Kurbanin ashtu si ne kohen e enverit qe ishim “FENER NDRICUES I BOTES”
Pra beme baba tete ngjaje?!
Si ky si Rama partia mbi te gjitha.Po ateher nuk jua mbante te shkruanit se ju heqnin nga puna o servila.
Basha nuk beri gje per Tiranen per 4 vjet, tani ne fund nuk ben me asgje. Te beje edhe PD sic beri Tiranen se shpejt i vjen fundi.