Basha “harron” ristrukturimin e degëve të PD-së dhe Kryesinë

Dita
Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, duke votuar ne seline e PD, gjate votimeve per te zgjedhur kreun e ri te Partise Demokratike, mes dy kandidaturave kryebashkiakut Lulzim Basha dhe ministrit te Transportit Sokol Olldashi.

Në shtator PD do të niste procesin e analizimit të rezultatit zgjedhor prej nga do të dilnin edhe shkaqet e humbjes së saj në zgjedhjet e 2015-s.

Pas një prezantimi të një raporti nga Arben Ristani me rezultatet e zgjedhjeve, Basha do të caktonte dy nënkryetarët e PD-së, Edi Paloka e Edmond Spahon, si dhe sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani për mbulimin e 53 degëve të PD-së në të gjithë vendin.

Basha vetë zgjodhi që të qëndronte larg, madje paralelisht të niste dhe turin e takimeve si dhe protestat.

Kjo lëvizje e Bashës u duk më shumë një strategji e tij për t’iu shmangur përplasjeve të ashpra të kryetarëve të degëve me deputetët.

Një gjë e tillë u demonstrua edhe në një nga vizitat që kreu i PD-së zhvilloi në Berat, ku Basha u takua me fermerë dhe përfaqësues të biznesit të vogël, por jo me strukturat e degës së PD-së për të diskutuar mbi problematikat zgjedhore.

Kjo analizë e dytë do të duhej të përmbyllej me ristrukturimin e degëve si dhe me mbledhjen e Kryesisë. Por deri më tani PD nuk ka bërë asnjërën, duke u fokusuar tek debati politik për dekriminalizimin dhe për reformën në drejtësi. / DITA

Share This Article
1 Comment
  • LUL BASHA, TURPERON GJITHE SHQIPTARET.

    Ky njeri i quajtur luli, jo vetem eshte kotesi,bythelepires,mendje ceket,adoleshent edhe ne kete moshe,por ky s’ka nder,ky ka shume llogari per ti dhene shqiptareve,ky eshte vrases ne demokraci, vrases ne meste dites, ne kryeqytetin e atdheut, s’ka ku te veje me keq se sa ky fakt.Do te thote, qe edhe ato dy gishtat i ka fallco.
    Kur peshojme krimet e lulit me ato te disa te burgosurve,gjithe keta te burgosur duhen liruar dhe vendin e tyre e meriton luli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *