Për herë të parë, kreu i opozitës Lulzim Basha pranoi se përgjegjësia për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, ishte e tija.
“Përgjegjësia kryesore për rezultatin e zgjedhjeve natyrisht i takon kryetarit, më takon mua. Unë e kam bërë këtë proces analizë, sepse nuk mund t’i ikja, edhe gjatë procesit të zgjedhjes për Kryetar të PD.
E kam bërë fare të qartë që nëse dikush duhet të analizohej gjatë atij procesi isha unë dhe përgjegjësitë e mia si kryetar.
Për pjesën që i takon PD, pra për pjesën objektive brenda nesh, se mos harroni që ne dolëm nga një luftë. I themi zgjedhje, por ishin luftë, me krimin e organizuar të lidhur në aleancë me kundërshtarin politik.
Pra, ka dhe një faktor objektiv, por për sa i përket faktorit të brendshëm, padyshim që përgjegjësia kryesore është e kryetarit, është e imja”, tha Basha.

Kur s’ke mbeshtetje brenda cetes, detyrimisht qe pergjegjsia kryesore i bie kumandarit, si deshtak i padeshiruar.
Nje lider i ndershem partiak, pas nje humbje kaq te turpshme do e kishte dhene me kohe doreheqjen. Sa me shume nje kryetar partie te qendroje me zorr ne detyre, aq me teper e demton ai imazhin e saj.
Ke kjo cete bajraktaresh nuk mund te behet fjale per imazh, se ate ia kane 10-re me kohe paraardhesit e tij. Ke gjysma e djathte e bajges katovicare behet fjale se dhe sa kohe do i rezistoje shperberjes apo nxjerrjes jashte ligjit.
Deri atehere, ky do te bente mire te dorezonte jo vetem postin drejtues, por edhe emrin e kesaj Cete ANTI-demokrate.