Basha i ashpër ndaj Ramës: Ju tregoj se me kë bashkëqeveris Rama dhe kontributin e tij në drejtësi

Leda Hysa

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj Kryeministrit Rama pas deklaratave të tij për vettingun gjatë ‘Komunikimit Javor” që bëri në ‘facebook’.

Basha i drejtohet Ramës duke thënë se kontributi i vetëm që ka dhënë ai në drejtësi është sulmi ndaj prokurorëve, dëshmitarëve, dhe policëve të ndershëm.

“Edi Rama dhe shteti mafioz që ai drejton e arrestoi dhe e çoi në vetëvrasje 22 vjeçarin Estref Halili nga Kolonja e Lushnjës për një cigare hashash. Për Tahirin, që është kapur në përgjimet e antimafias me tonelata hashash nuk ka arrest por mbrojtje politike me imunitet”, shkruan Basha në një postim së fundmi në rrjetin social ‘facebook’.

Postimi i plotë:

SE SA E DO RAMA DREJTËSINË, E TREGOI SKANDALI TAHIRI; SE ME KË BASHKËQEVERIS RAMA, E TREGUAN PËRGJIMET E ANTIMAFIAS ITALIANE.

Kontributi i Edi Ramës per drejtësinë është sulmi ndaj prokurorëve, ndaj dëshmitarëve, policëve të ndershem e madje edhe ndaj gazetarëve, sic bëri pasi plasi skandali Tahiri. Ndaj ​me paturpësi, përpjekjen e opozitës dhe gjithë shoqërisë për të çliruar politikën nga Sajmir Tahirët e drogës, nga ministrat që fikin radarët e ushtrisë dhe nga policët që ngarkojnë thasët e drogës e quajti sot një grindje të vogël.

Drejtësia që Sajmir Tahiri dhe Edi Rama u ka dhënë shqiptarëve? Njerëzit e ndershëm, njerëzit e varfër janë rrëmbyer në kundërshtim me ligjin për akuza qesharake. Kriminelët janë nxjerrë nga burgu, janë bërë deputetë dhe kryetarë bashkie, drejtorë dhe “biznesmenë”.

Edi Rama dhe shteti mafioz që ai drejton e arrestoi dhe e coi në vetëvrasje 22 vjeçarin Estref Halili nga Kolonja e Lushnjës për një cigare hashash. Për Tahirin, që është kapur në përgjimet e antimafias me tonelata hashash nuk ka arrest por mbrojtje politike me imunitet.

Melita Çenga, infermiere nga Shkodra, Brunilda Meka nga Korça u hoqën nga puna dhe shkuan drejt vetëvrasjes se nuk mbanin dot familjen. Tahiri që në përgjimet e antimafias del se merrte 30 mijë Euro vetëm për një ngarkesë, bredh i lirë sepse e mbron Edi Rama.

Resmije Alla, 35 vjeç humbi jetën duke rilidhur korentin për pompën e frymës së djalit të saj 6 vjec me azëm, se nuk kishte mundësi të paguante faturën e rritur. Tahiri merr 9 mijë Euro byzylykë, 15 mijë Euro diamante nga trafikantët, mban syze 10 mijë Euro, por për Edi Ramën këto janë letra bakalli.

Qamil Zela, i burgosur, i vetëvarur për një borxh prej 3 mijë e 200 lekësh ndaj OSHEE, Arif Doda, Klajdi Muça, Llazar Nasi, Gjovalin Gjini, e dhjetëra të tjerë, i ka çuar Edi Rama drejt vetëvrasjes për faturën e enegjisë, por për Ministrin e tij të Brendshëm me targë AA003GB që bënte trafik droge, nuk ka prova. Sepse atij “nuk i mjaftojnë 20 milionë Euro për fushatë” siç shprehen bashkëqeverisësit Habilaj në përgjimet e antimafias.

Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytyr në krim dhe të kapur nga krimi. Shteti mafioz që burgos dhe dhunon të varfërit dhe mbron e ndihmon kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin duhet shembur nga themelet.

Share This Article
5 Comments
  • Po per Faik Myrtaj, Ziber Veizi, Hekuran Deda dhe Aleks Nika qe u vrane ne mes te bulevardit me urdherin tend te drejteperdrejte, pse nuk shkrove nje fjale Lul?
    Po per cifligun tend te droges ne Lazarat do shkruash ndonje fjale Lul?
    Po per dhjetra luftetare te UCK-se qe u vrane mizorisht nen kujdesin tend si perkthyes do shkruash ndonje fjale Lul?
    Je ti dhe ngrehina jote qe duhesh shembur nga themelet Lul, ti qe vrave me plumb e gjak demokracine dhe shqiptarine.

  • O i nderuari Donald Lu,deri kur do i lini keta kriminele te akuzojne njeri tjetrin,deri kur do duroje ky popull i sakatuar,i vjedhur,i plaçkitur dhe ka 27 vjet i tallur,i perbuzur,i terhequr zavre ne mjerim e varferi,deri kur do durojme o Zoti Ambasador?.Po ju pergjerohet nje popull.po ju luten femijet qe po shohin mjerimin,papunesine,perdite e kudo.Ky popull pret shpetimin nga Ju dhe vetem nga SHBA.

  • O lule,pse merresh kot me kete ceshtje lere prokurorine te bej punen e saj saj hetimi ka filluar per Tahirin dhe sapo te dalin provat qe do te gjenden ashtu sic desheron ti Tahiri do te arrestohet dhe do te denohet me vendim te gjykates krimeve te renda.Mjaft me kete ceshtje te kemi degjuar qe kur nxorre ne media ato qe i kishin vene ne dispozicion antimafia italiane prokurorise krimeve te renda.Me kete rast ti o lule ndihmove Tahirin qe provat te mos ishin te besueshme dhe ai tashti thote se jam perballe drejtesise dhe pres qe ajo te veproje ndaj tij .Pse nuk beson ti tek drejtesia,atje jane te shumica e atyre qe i ka vendosur paria jote dhe dhe dine sec bejne sic kane bere me ty me babain tend shpirtror dhe te tjere.Mos u nxito o lule se do te pengohesh dhe kjo ka rrezik t prishen provat.Ke thene se kete jave do te dalin te tjera prova po presim ti degjojme dhe p oshpresojme qe te jene te tilla kunder Tahirit dhe ti vihen prangat ashtu sic thua ti por po nuk i gjete provat duhet te shkosh ti ne burg per shpifje dhe trillime ,mendoji keto eshte kollaj te flasish nate e dite por burgu do prova po si pate nuk hyn dot

  • Kush je ti zoti Lyl? Ke nje apo dy identitete ti,se na ke hutuar.Drejtoje shtryllen kurrizore,se po te shtremberohet dhe… ik njehere andej nga prokuroria te marresh nje deshmi penaliteti,se me duket po kerkohet prape hapja e dosjes tende per te gjitha cfare ke bere gjithe keto vite,keshillohu dhe me Berishen,se mos te ndihmon ndopak dhe lere Ramen se ka kush merret me te,neqoftese gabon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *