Mbledhjen e parë të grupit të ri parlamentar, kryetari i PD, Lulzim Basha e nisi me një mesazh të qartë dhe të prerë. Forca politike që ai drejton nuk do të jetë e përfshirë në qeverisje dhe nuk do të ketë ndarje pushtetesh.
“Dua ta filloj me një mesazh të qartë, qëndrimi ynë është i qartë: Ne jemi opozita dhe do të bëjmë opozitën deri kur shqiptarët të na besojnë me votën drejtimin e vendit. Nuk mund të ketë e nuk do të ketë asnjë ndarje pushteti dhe asnjëlloj përfshirje të PD në qeverisje në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast. Opozita ka një rol të madh në çdo shoqëri demokratike dhe një opozitë e fortë është më shumë se kurrë një domosdoshmëri e madhe për vendin”, tha ai.
Basha renditi tre sfidat kryesore të PD në keto 4 vite opozitë, ndërsa tha se do jetë jo vetëm alternativë politike, por edhe alternativa morale.
“ Qëllimi i vetëm i yni është ta përmbushim me përkushtim dhe dinjitet këtë mision në interes të njerëzve, në interes të vendit tonë. Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë. Do të përcaktohet nëse Shqipëria do t’i rikthehet integrimit europian, demokracisë dhe shtetit ligjor, apo do të zhytet në krimin e organizuar në bashkëpunim me elitën e korruptuar të vendit. Ne kemi tre sfida të rëndësishme. Na takon ne PD dhe deputetëve të saj që të bëhemi pengesë që vendi mos reshqasë në kaosin e autokracisë dhe kriminalitetit. Droga, krimi, korrupsioni po e vdesin çdo mundësi për zhvillim në Shqipëri dhe po izolojnë vendin. Na takon ne të ndryshojmë politiken dhe t’i ofrojmë shqiptarëve alternativën e lirisë dhe demokracisë dhe do të reformojmë dhe modernizojmë PD që do t’i paraprijë reformimit të sistemit politik që do fillojë nga sistemi zgjedhor. Na takon ne që të jemi jo vetëm alternativë politike, por edhe alternativa morale”, deklaroi Basha.
Kryedemokrati tha se PD do të propozojë zgjidhje ligjore dhe politike në interes të publikut, ndërsa u shpreh se do të të luftojmë kundër drogës dhe krimit.
Kreu i PD paralajmëroi deputetët e rinj të kësaj force politike se i pret një punë jo e lehtë.
“ Mirësevini në botën e ashpër të politikës shqiptare. Do tju fyejnë, sulmojnë, do tju vënë në dyshim, por ju duhet të ruani dinjitetin dhe durimin dhe mos ndalni së shërbyeri njerëzve dhe së luftuari për të drejtat e tyre. Puna juaj do të shpërblehet me mirënjohjen e njerëzve”, tha ai.

PO nuk e ndryshate gjuhen,te jeni te sigurt se me keq do ta pesoni. Behuni opozite serioze e jo me dicidalra e me foto te stisura. PO degjuate perseri Saliun , e po folet si saliu ,te cilit besoj se kete rdhe do ti shkurtohet gjuha, keq e kini. KUndershtoni me bindje ejo kot. Mos shpifni se populli e njeh siuaten 100 here me mire se ju. E njeh se i heq hallet mbi kurris ejosi ju qe ekini mendjen te fitimet e te mbushja e xhepave. Syte jane nga qeveria e jo llomatitja e opozites kote per se koti. Kini 10 vjet qe thoni Rama kriminel,Rama hajdut,po asnje denoncim nuk ka. Flisni per drejtesi ,por jeni ju te paret qe e shperfillni drejtesine duke filluar nga komisionet parlamentare…… Harrojni te ssharat nga nenna e baba… Harrojeni biografine ,se ekini bere me keq se ai qe e shani,por ekini ne zemer,ate Enverin….. Mos kujtioni se populli ha bar.Jo jo, u vlereson. E si te kini turine do tu veme kusine… JU e kini ne dore . Me ate Paloken Zv/ kryetar parlamenti e kini nderitur… Zoti u dhente mend.
Udhezimet tuaja jane si komandamentet. Shpresoj te lexoje e te degjoje ai qe duhet.
Qeveria eshte miratuar nga Asambleja e PS vetem nga te Partise se saj, Basha ha mut si gjithmone e thote, se nuk do te qeverise me PS….
Kush ja kerkuar kete gje tranvestites, si gjithmone fjala e pare e tij eshte rrena dhe mashtrimi.?