Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i përgjigjet kritikave të Eduart Selamit, duke deklaruar se ai mund të japë kontributin e tij pranë Partisë Demokratike.
Basha thotë se ai është i lirë të japë mendimet e tij. Në një intervistë për gazetaren Eni Vasili, Basha thotë se ai është kryetar i Partisë Demokratike dhe jo Sali Berisha. Duke folur për qeverinë, kreu demokrat thotë se ajo është më e korruptuara, ndërsa risjell një premtim të vjetër të klasës politike atë për koncesionet, duke deklaruar se qeveria e tij me ardhjen në pushtet do t’i anulojë.
Një pjesë nga intervista:
Si po kryhet procesi i hapjes së PD-së?
Pjesë e këtij procesi janë edhe zgjedhjet për Forumin Ronor të PD-së, i cili pasi ka ripërtërirë anëtarësinë e tij, është proces që kanë si qëllim të hapin partinë me më të aftët në nivel lokal e kombëtar.
A mendoni se shumë drejtues lokal nuk duhet të jenë aty?
Në bazë të performancës, PSD-ja ka krijuar mekanizimin e vlerësimit dhe ripërtëritjes së kapaciteteve të veta drejtuese dhe duhet të vazhdojë ta bëjë atë.
Cili është gabimi juaj gjatë fushatës elektorale? A i njihni vetes një gabim?
Pa dyshim. Kush është në aksion, në veprim, në punë, padyshim që dhe gabon. Procesi zgjedhor ka pasur disa faza si atë të evidentimit të kandidatëve, atë të përzgjedhjes së kandidatëve. I gjithë procesi ka qenë i sforcuar për shkak të futjes në kolaps përmes skemës së kapjes së pushtetit nga dyshja Rama-Meta. Diku është ndërhyrë, diku është përmirësuar dhe kjo është evidentuar në analizë por e kam të vështirë të përgjithësoj por përgjegjësia kryesore është individuale duke filluar nga kryetari i partisë që jam unë deri tek drejtuesit në bazë dhe kjo do të reflektohet nga vendimet që do të merren.
U përfol që sulmet e krerëve të degëve janë iniciuar nga ju…
Këto jam thashetheme pazari, për të cilat unë nuk kam pasur as shije as oreks që të futem. PD-ja ka një liri shprehje e cila nuk duhet abuzuar. Detyra ime është që ta zgjeroj këtë hapësirë të lirisë. Pjesë e detyrës sime është që të kujdesem që mos të abuzohet dhe mos të kthehet në një argument të luftës personale sepse kjo nuk i shërben as vet demokratëve dhe as shoqërisë.
Berisha ka thënë se një demokrat nuk duhet të sulmojë kurrë një demokrat…
Është shprehja ime favorite. E ka thënë Regan që thotë që ‘kurrë mos flit keq për një bashkërepublikan’. Ne jemi një familje e madhe politike numërojmë qindra mijëra anëtarë dhe s’mund të jenë gjithë në një mendje por ndajmë të njëjtën peshë historike dhe përgjegjësie me shoqi-shoqin aq më tepër kur kemi përballë një qeverisje si kjo e majta që na trajton jo si kundërshtar politik por si armik. Debatet pa bukë janë të dëmshme.
Ju keni thënë se do t’i qëndroni vizionit të qëndrestarëve dhe do të mbështeteni në trashëgiminë e lidershipit historik. A e keni tradhtuar ju këtë vizion?
Nuk besoj që e kam tradhtuar. Unë jam shprehur se do të nderoj të gjithë historinë pozitive të PD-së ku natyrisht vlerat e qëndresës së kurajës, dhe forcës që vjen nga mbrojtja e së drejtës, janë vlera frymëzuese për çdo demokrat dhe mbeten vlera edhe për mua si kryetar i partisë.
Pse ka mbetur i zhgënjyer nga ju Eduart Selami?
Unë nuk bej asnjëherë koment. Nuk mund të më kërkoni që unë të bëj koment për komentet. Ai e ka të gjithë hapësirat ai dhe çdo kush tjetër për të shprehur qëndrimet e veta dhe për të dhënë kontributet e veta nëse dëshiron. Kjo është një skemë e përhershme nën drejtimin tim. Çdo kush ka mundësitë reale dhe jo hipotetike, në forume, në struktura, në zyrën time. Askujt nuk i mohohet kritika e bazuar në fakte dhe argumente.
I dëgjoni kritikat?
Sigurisht që po. Përgjegjësia ime si lider është që të garantoj hapësirat. Askush nuk paragjykohet. Këtë nuk e bëj për shoë por besoj se mendimet kritike i vlejnë PD-së por bazuar në fakte dhe argumente për ecjen përpara. I mirëpres dhe i nxis zërat kundër.
Sa ndikon z.Berisha në vendimmarrjen tuaj?
Përvoja politike e z.Berisha mbetet një aset i pashlyer për mua. Por demokratët kanë votuar me votë të lirë një kryetari të ri pas dorëheqjes së z.Berisha.

O tempora, o mores …!!!
O lule o loqe me ty pd per 30 vjet vjen nne qeveri
Bjere familjen ne Shqiperi ti majmun i PD-se dhe mos na shit dengla ! Pse s’e bie , apo nuk mund te jetojne ata ne mrekulline qe bere ti bashke me Berishen ?
Fol or fol sa te duash ! Ju ka ardhur dita ! Kryetar partie refugjat ! Ha…ha…ha.. ku eshte katandisur ky vend ! S’ke faj …. do t’i ngjash te gjitheve paraardhesve , perfshi udheheqesin Nano ! Ha….ha…ha..
Po ky eshte nje cope idiot!
ti je nje mafioz i ndyre po ai qe shite detin dhe grabite rrugen je more bandit i shkerdhyer
Kur mbeti partia me e madhe opozitare ne dore te ketij idioti,ashtu do te ndodh.Si ne kohen e Luigjit te 14-te qe thoshte:Shteti jam une.Pjelle e ndyre e mendesive te dhunes si babai i vet,Saliu.Po vure bythen kuzhinier,mut do te gatuaj.
o moza je nona, kam qesh pa fund…..bravo