Deklarata e ministrit Maiziere, Basha replikon me ambasadën gjermane pas përgënjeshtrimit

redaktor

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i është përgjigjur në mënyrë indirekte përgënjeshtrimit të ambasadës gjermane, për citimin e deklaratës së ministrit të Brendshëm gjerman.

Sipas tij, nuk ka alibi që ta fshehë krimin shqiptar.

Për këtë ai bën përgjegjëse qeverinë, që sipas tij, është kapur nga krimi.

Basha citon edhe ministrin e Brendshëm gjerman, duke thënë se kurajon për të luftuar krimin e ka vetëm PD.

Edhe pse, në deklaratën e ministrit gjerman thuhej se krimi kishte kapur strukturat e larta të shtetit, duke iu referuar pikërisht qeverisjes së demokratëve.

Prej një viti Partia Demokratike ka ngritur zërin për emërimet kriminale në administratën Rama-Meta. Ne kemi bërë publikë emrat dhe dosjet e trafikantëve, vrasësve, pengmarrësve të veshur me pushtet. Rama-Meta kanë heshtur duke pranuar autorësinë dhe përgjegjësinë.

Shkrimi i sotëm në RD që është përgënjeshtruar nga Ambasada Gjermane
Shkrimi i sotëm në RD që është përgënjeshtruar nga Ambasada Gjermane

Ne kërkuam hetim parlamentar për kriminalizimin e administratës. Rama-Meta e bllokuan këtë hetim në kundërshtim me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke ju bërë mburojë të inkriminuarve që kanë sjellë në administratë.

Ne ngritëm zërin në Kuvend për aleancën politike mes mafias dhe qeverisë. Rama urdhëroi para kamerave të dënuarin për prostitucion dhe rrëmbim personi dhe sojin e tij që ai i ka sjellë në Kuvend që të dhunojnë dhe kërcënojnë opozitën.

Sot kërcënohen dëshmitarët e mbrojtur sepse ligjin në polici dhe qeveri e bën mafia dhe kriminelët e veshur me pushtet.

Kriminelë të rrezikshëm nga listat e Europolit dhe Interpolit kanë sot veshin, krahun dhe mbështetjen e kreut të qeverisë dhe ministrit të tij të brendshëm.

Këto janë faktet. Kjo është e vërteta e tmerrshme e Shqipërisë së rënë në kthetrat e mafies dhe krimit të organizuar me lidhje qeveritare, sic pohojnë partnerët europianë.

Nuk ka alibi apo justifikim që ta zbehë këtë këmbanë alarmi. Ky realitet nuk mund të fshihet nga asgjë dhe nga askush. Nuk ka kurë tjetër për këtë mynxyrë përvec përballjes dhe luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar.

Sic pohoi dje edhe ministri i Brendshëm gjerman, kjo kërkon kurajo. Këtë kurajo nuk e ka e nuk mund ta ketë ai që ka themeluar këtë aleancë me krimin. Prandaj edhe sot bëri strucin.

E sigurtë është që këtë kurajo e kemi ne dhe qytetarët shqiptarë”, thotë Basha.

 

Reagon Ambasada Gjermane: E vërteta e deklaratës se ministrit

botschaft_2Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere nuk ka thënë që krimi i organizuar në Shqipëri ka lidhje edhe me strukturat e shtetit. Ambasada gjermane përgënjeshtron lajmin e dhënë nga disa media në Shqipëri, sipas të cilave ministri De Maiziere shprehet i shqetësuar për lidhjen e krimit me shtetin.

Në deklaratë sqarohet se ajo çka ai ka thënë, është e kundërta: në fakt ministri gjerman ka përgëzuar ministrin e brendshëm Tahiri për punën e bërë kundër krimit të organizuar duke qënë se ai ishte bërë shqetësues pasi kishte depërtuar deri në strukturat e shtetit. Por këtu bëhet fjalë për të shkuarën. Nisur prej raportimeve objektivisht te pasakta të disa mediave rreth konferencës për shtyp të Ministrit të Brendshëm Federal të Gjermanisë, z. Thomas de Maizière,rreth gjendjes së krimit të organizuar përcillet më poshtë teksti i Ministrit referuar Shqipërisë:

Unë kam biseduar me Ministrin e Brendshëm së bashku me kolegun tim francez. Ai është i ri në detyrë dhe tejet i angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo është diçka e vështirë duke konsideruar faktin, që krimi i organizuar kishte depërtuar ndërkohë deri në strukturat e aparatit shtetëror, dhe kërkon – e këtë e them mjaft seriozisht – kurajo personale nga ata që qeverisin”.

Disa media në Shqipëri kanë raportuar se deklarata e ministrit Thomas de Maiziere vjen si një akuzë që shteti gjerman po i bën krimit të organizuar në Shqipëri dhe disa drejtuesve të saj të cilët janë të implikuar në këtë fushë. Ne një reagim të tijin ne Twiteer kryeministri Rama ka shprehur keqardhje për ata qe e kanë lidhur qeverinë me krimin e organizuar. Sipas kryeministrit akuzat e ministri gjerman janë për qeverinë e vjetër.

Share This Article
7 Comments
  • Po Bashen cfare e djeg ,, qe prononcohet dhe pergenjeshtron?Si ka mundesi qe siste,i kriminal te zere vend ne shqiperi per nje vit ,, dhe te harrojme 8-vitet e qeverisjes ,se ketij plere?Ky eshte personi me ordiner ne vendin me ordiner,, te pd. Ka me teper se nje vit , qe nuk beht dot kryetar i pd.

  • I ngeli dopjo gjashta ne dor Lulashit,e ka per qeverin ku qeverisnit ju,demokratet o hajdut,e vrases,bazhke me plakun,rradha tre,karrikja shtat!

  • PO ky derdimen ,po i jep mend Ambasades Gjermane ? PO SE ketij i ka ikur truri,u ka ikur dhe gjermaneve ? PO ambasada gjermane nuk i di se cili eshte qendrimi juaj ?
    Si gucon te flasesh TI per krim e korrupsion,kur kriminel e hajdut je vet ,o lul Bash e mos u hiq i paster. Turp per ata qe te vun ne krye te Partise ,eshte fjala per shumicen e antareve te PD,pa Saliu eshte shefi yt dhe krye krimineli i ketij populli. Si kujtoni ju,mor derdimener, se ne populli nuk dim, nuk u njohim se cilet jeni e si keni punuar? Per cfare dhune flisni ju ? Po a ka me te poshter se ju ,kur ishit ne pushtet, se si silleshit me opoziten ? Po pse o me mendjen e Palokes e pianecit Ristani do dali populli ne demostrat? Po ju Ristanin e denuar me burg dhe hajdut votash e bet edhe zv/minister e tani deputet . PO pse o ,kesaj i thone opozite ,vetem te shaje e te shpifi ? Si guxon e thuaj se vetemPD e lufton krimin? Po ju u ngeli goja se Edi Rama bashkpunon me krimin, rri me ta dhe e cojne qe u ble cigare ,po ju c”benit ,ruanit dhite, ? Pse se hapet gojen per ato qe shkruante Izet haxhia qe paskeni komanduar edhe tritolin ? Saliu e quajti Vrases .PO pse e mbante saliu me vete nje vrases . U thoshte mire komiteti europjan ,shkoni ne parlament e diskutoni ball per ball ,megjithese nje pjese e mire e juaja nuk duhet te ishit ne parlament ? Sa ka vrare ai Ndoka e sa ka vrare saliu qe i kerkon njerezit ,ote gjalle o te vdekur ne Tirane ,shprehje kjo e thene ne mitingun e Tropojes……..

  • Ore Lylush, Ministri i Brendeshem Gjerman flet per krimin qe ka lidhje me pushtet e qeverisjes se PD, behet fjale pet vitin 2013 e me pare, apo jo. Je bere per shpifje nje me babain tend Adolf Berisha, po te mblidhet laku ty dhe plakut mere, se shpejti do te jeni komshi ne burgun 313.

  • I kishte munguar “humorit” politik nje ngjarje e tille,ku te kuptohej (fesso per fisso) nje shprehje ne italisht. Por meqense Luli yne nuk din gjermanisht,i falet ky lloj gabimi. Cfare figure qe ma bere more Lulo!!!!

  • Ske faj ti Lulzim Basha,jo qe mban kete qendrim dhe shrehesh “roma per toma”.Ne vend qe te ndodhesh prapa hekurave dhe para pergjegjesise ligjore per vrasjet e 21 Janarit,pa pike turpi na del ne per ekrane dhe na flet per “KRIMIN” dhe kriminelet ne qeverisje.A do te dale ndonje burre qe te te shpjeri ne vendin e duhur?Kam shprese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *