Basha i përgjigjet Metës: Koha kur përdorje PD si mburojë, ka përfunduar

Ornela

Partia Demokratike në një deklaratë për mediat i ka kërkuar Presidentit, Ilir Meta që të qëndrojë lartë debateve të brendshme të saj.

“Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike”, nis reagimi i PD.

Në deklaratë thuhet se “koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha”.

“Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh”, thekson deklarata.

Reagimi i PD vjen pas qëndrimit të shprehur nga Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste për mediat në Maqedoninë e Veriut ku ndodhet në një vizitë zyrtare.

Meta ndër të tjera ka deklaruar se Lulzim Basha është përgjegjësi kryesor për dështimet e opozitës.

Nga ana tjetër, në media janë publikuar informacionet se në protestën e PD ka pasur dhe mbështetës të LSI-së.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
    • Prap ti more DEBIL !!!!!
      Na shkruan brockulla këtu !!!!
      O ANAL-fabet.
      Mos e ngatërro Ramën me këta kriminelë e hajdutë me bllok në dorë. Ata kanë në pronësi gjysmën e Shqipërisë o MAJMUN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *