Basha i përgjigjet Ramës: Lëri alibitë! Prano kompromisin tonë

redaktor

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi avaz të vjetër atë që PD e quan propozim të ri lidhur me reformën në drejtësi.

Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Basha akuzon Ramën se pasi heshti për ditë me radhë lidhur me akuzën e krimit federal të pagesës së 80 mijë dollarëve për një foto me presidentin Obama dhe pas sulmit me armë në aeroportin e Rinasit, tashmë kërkon të nxjerrë alibinë e rastit lidhur me reformën në drejtësi.

Sipas Bashës, propozimi i PD është në përputhje të plotë me Komisionin e Venecias, ku partitë politike as nuk propozojnë dhe as verifikojnë.

Pas 6 ditë heshtjeje për krimin federal të pagesës së 80 mijë dollarëve ilegalë për një foto, nuk bëri zë edhe pse mediat më të mëdha të botës shkruan për skandalin, një jave pas sulmit me armë e maska në pistën e Rinasit ku u grabitën miliona euro, serish nuk pipëtiu, por më në fund Edi Ramës iu zgjidh gjuha, u kujtua t’u rikthehet cicërimave te tij. Deri tani ishte kundërshtues i vendeve të rezervuara të propozuara nga SHBA dhe BE por sot nuk ka më asnjë alibi.

Propozimi ynë nuk jep as më shumë e as më pak sesa çfarë parashikon Komisioni i Venecias: partitë politike as nuk propozojnë dhe as verifikojnë. Po ti do patjetër një gozhdë ku të varësh refuzimin e radhës. Tani që nuk e ke më as këtë, lëri alibitë dhe nëse do me te vërtetë reformë të pakapur në drejtësi prano kompromisin qe i hap rruge miratimit të reformës në drejtësi”, shkruan Basha.

Share This Article
7 Comments
    • Nuk ke B*the ti o Basha te kundershtosh SHBA ,por ne kete rast duhet t’ju hapen syte atyre mbeshtetesve te PD-se apo te djathteve se Salehu &Basha per te mbrojtur pasurite e vjedhura shqiptareve dhe te krimeve qe kane kryer duan t’a izolojne kete popull si ne kohen e Enver Hoxhes ,nuk besoj se ka shqiptar te djathte apo te majte qe te mos kuptoje se kush po e pengon te ardhmen e tij dhe te femijve te tij per je jete me te mire dhe ma te sigurte

  • Ne Reformen per Padrejtesi ka ndonje nen qe kush merr raporte mjekesore ja hedh gjykimit sic bere ti me vjedhjen e 230 milion eurove, apo jo shoqja Lulezime.
    Po per legalizimin e martesave mes te njejtit seks ke ndonje verejtje apo mendim, …. harruam se ti vjen nga dritat ngjyre manushaqe (lejla) moj Manushaqe e Amsterdamit dhe nuk ke verejtje, na je bere si Tore bytha i 21 dhjetorit.

  • Taktike e njohur e Sali Berishes per te goditur ne nje pike te fokusuar personale te kundershtarve politike. Kete radhe objektivi eshte Edi Rama,por goditjet u shkojne bosh, pasi Edi eshte nje politikan shume i levizshem, shume sportive dhe luan ne fusha te medha te politikes euro-amerikane.

  • BerBasha! Po te kishe cipe do te skuqeshe kur, pas ketyre mbroçkllave, do te shikoje veten ne pasqyre. Mire Rama qe dashka “nj3 gozhde” po amabsadoret e vendeve miq çfare duan? Thirrini, more, mendjes, ne u kane lene krimet qe keni bere ndopak.

  • Po ky Lul Basha qenka kaposh. Pranoni propozimin tone ose.. -Thote. Ka vesh e sy ky birbo? Gjithe partneret e thone shqip,populli ne shumice derrmuese po ashtu, kurse Luli ben akoma trimin. Duketse frika nga drejtesia reale e benate jo thjesht mohues,por dhe dredharak, hipokrit, mashtrues dhe ne fund… budalla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *