Basha i përgjigjet Ramës: Dialogu i vetëm janë protestat!

Leda Hysa

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i është përgjigjur po me letër publike, dy ftesave të Kryeministrit Edi Rama për të dialoguar pa kushte për zgjidhjen e krizës.

Por Basha në letrën e tij, ndryshe nga Rama ia ka adresuar qytetarëve, të cilëve u ka renditur faktet që e çuan vendin deri në këtë situatë.

Në letrën e tij, Basha shkruan se Rama po të kishte pasur një fije respekti për qytetarët do duhet të kishte dhënë dorëheqje nga 20 herë.

Dje, pasi shpalli hapur se shqiptarët janë më mirë pa gjykata, Edi Rama më dërgoi mua një letër për të më ftuar në “dialog”, pra, që unë dhe ai të ulemi për të biseduar, sepse, sipas tij, kështu e kërkon demokracia.

Në të vërtetë demokracia e kërkon që pushteti të burojë nga populli, dialogojë me popullin, demokracia kërkon që mosmarrëveshjet që nuk i zgjidh dot politika t’i zgjidhë populli, me votë.

Por për Edi Ramën arti i qeverisjes demokratike është i huaj, ai është artist në artin e mashtrimit. E gjithë qeverisja e tij ka qenë grabitje dhe mashtrim i popullit, i pasurive publike dhe dhunim i çdo vlere demokratike e perëndimore.

Sikur Edi Rama të kishte qoftë edhe një fije respekt dhe vëmendje për popullin, sikur tek ai të kishte vetëm një fije vetëdije demokratike, ai do ta kishte dhënë dorëheqjen të paktën 20 herë këto gjashtë vitet e fundit”, thekson kreu i opozitës.

LETRA E PLOTË

Të dashur bashkëqytetarë,

Dje, Gjykata e Lartë mbeti vetëm me dy anëtarë dhe praktikisht është asgjësuar, pasi ajo nuk mund të gjykojë më asgjë. Mbi 40 mijë çështje presin të shqyrtohen nga kjo Gjykatë, një pjesë e madhe çështje të të drejtave njerëzore dhe të të drejtës së pronës, shumë prej tyre kundër dhunimeve të qeverisë. Për të gjithë ju që prisni drejtësi ajo do të vonojë të paktën 4-5 vjet dhe më shumë.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë anëtar prej 2 vitesh, duke lënë pa asnjë kufizim pushtetin e kryeministrit i cili tani qeverisë me fermane personale. Pa Gjykatë Kushtetuese, Kryeministri u është lëshuar për të grabitur me “ligje” speciale pronat tuaja private dhe pronat tona publike nga qendra e Tiranës në të gjithë bregdetin.

Dje, pasi shpalli hapur se shqiptarët janë më mirë pa gjykata, Edi Rama më dërgoi mua një letër për të më ftuar në “dialog”, pra, që unë dhe ai të ulemi për të biseduar, sepse, sipas tij, kështu e kërkon demokracia.

Në të vërtetë demokracia e kërkon që pushteti të burojë nga populli dialogojë me popullin, demokracia kërkon që mosmarrëveshjet që nuk i zgjidh dot politika t’i zgjidhë populli, me votë.

Por për Edi Ramën arti i qeverisjes demokratike është i huaj, ai është artist në artin e mashtrimit. E gjithë qeverisja e tij ka qenë grabitje dhe mashtrim i popullit, i pasurive publike dhe dhunim i çdo vlere demokratike e perëndimore.

Sikur Edi Rama të kishte qoftë edhe një fije respekt dhe vëmendje për popullin, sikur tek ai të kishte vetëm një fije vetëdije demokratike, ai do ta kishte dhënë dorëheqjen të paktën 20 herë këto gjashtë vitet e fundit.

Ai duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se kriminelët i kishte bërë deputetë; kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues; kur Shqipëria u bë hambari i drogës në Europë; kur ylli i qeverisë së tij Saimir Tahiri doli që ishte trafikant droge; kur kompania e Qazim Sejdinit u kap me drogë; kur Fatmir Xhafaj u zbulua që mbronte vëllain trafikant; kur u zbulua se Olsi Rama ishte i lidhur me grupin e Xibrakës; kur plasën njëra pas tjetrës skandalet e koncesioneve qindra milionashe; kur u zbuluan 30 milion eurot që ai donte t’i vidhte dhe pastronte në Amerikë me një kompani fallso.

Edi Rama duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se ai i vodhi zgjedhjet e 25 qershorit me Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin dhe kriminelët më famëkeq të vendit.

Edi Rama duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur njerëz të varfër u rrahën dhe vdiqën në qelitë ku mbaheshin për fatura dritash apo shtesë banese pa leje; kur qytetarëve të Shkozës, Bulevardit të Ri, të Himarës e kudo në Shqipëri u prishi shtëpitë pa shpërblim dhe pa proces ligjor; kur helmoi me gaz qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre.

Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen sa herë që Shqipërisë iu refuzua hapja e negociatava nga BE; kur shqiptarët filluan të emigronin në masë pa asnjë shpresë; kur investitorët perëndimorë filluan të largohen njëri pas tjetrit nga Shqipëria për t’u zëvendësuar me oligarkë vendas apo me kriminelë rusë apo lindorë; kur qeveritë europiane u alarmuan sepse Shqipëria u shndërrua në bazë të sigurt të krimit të organizuar.

Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se kishte negociuar kufijtë e Shqipërisë sikur Shqipëria të ishte pronë e tij private. Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se kishte negociuar kufijtë e Kosovës sikur Kosova të ishte prona e tij private.

Edi Rama nuk e dha asnjëherë dorëheqjen, por e mbajti pushtetin me çdo mjet, me kriminelë, me para, me oligarkë, me media, dhe po e shkreton vendin çdo ditë. I konsumuar tërësisht nga pushteti, i degraduar nga krimi dhe korrupsioni, i shteruar nga çdo ide e dëshirë për të qeverisur, ai sot po mban peng të ardhmen europiane të shqiptarëve.

Të dashur bashkëqytetarë,

Vendi ynë ka shumë plagë të thella, të cilat duan ide, vullnet dhe punë të shërohen. Sot, Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të vërtetë politik, ekonomik e shoqëror. Ne duhet të çlirojmë politikën nga paratë e pista dhe autokracia, të çlirojmë ekonominë nga oligarkët, nga monopolet e dhuna shtetërore, të krijojmë mundësi që çdo shqiptar të ketë shanset të gëzojë punën dhe talentin e tij; të krijojmë një shoqëri të drejtë për të gjithë.

Kjo është një sfidë e madhe që na takon të gjithëve, para së gjithash ne politikanëve.

Për këto sfida ne kemi filluar një dialog kombëtar gjithëpërfshirës. Ky është i vetmi dialog që ndryshon Shqipërinë dhe i vetmi dialog ku unë do të jem pjesë.

Qëndrimi im i prerë dhe i palëkundur është se Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga Kryeministër, sepse ai është shkatërrues i zgjedhjeve të lira dhe dhunues i vullnetit të popullit.

Ndryshimi i madh që duam të gjithë, standardet europiane në Shqipërinë tonë mund të arrihen vetëm nga një pushtet që buron nga vota e lirë e qytetarëve dhe ushtrohet në emër të tyre.

Prandaj, ju ftoj që të bashkohemi të gjithë në protestat tona për largimin e tij, dhe në dialogun kombëtar për ndryshimin e vërtetë që duhet të sjellim për garantuar të ardhmen Europiane të Shqipërisë.

Sinqerisht

Lulzim Basha

l.h/ dita

Share This Article
19 Comments
  • Eh!
    Jam plotësisht dakort me ty lul
    O tamam siç thua ti më se e vërtetë
    Veç ka harru një hollësi të vogël por po kaq sa dhe dhe letra jote drejtuar në baskëkombësave ajo duhej të fillonte
    Unë LULZIM basha ftoj EDI ramën të DORËHIQESHIM njëkohësisht dhe pa kushte nga jeta publike
    Lul do të çoja lule kur të vdisnje

  • Edi, leri letrat, nese je “burre shteti” pergatit shtetin per betejen finale me Trustin e Geshtenjave te Tropojes!

    • Jo mor rrote cari sic jeni ju te gjithe enveristet, do te dialogoje me ate qe vjen pas Rames kur ky palloshi te japi doreheqjen. A e more vesh tashti, apo do noi vizatim qe ta kuptosh me mire.

      • sa seriozisht e ke marre lulushen mor ti, se shqiptaret do ishin bole si ty vetem atehere do ti besonin nje hajduti, krimineli e mashtruesi si Lulja

        • po pse ju koqet qe i shkoni pas bythes Edvin Pordhes ju duket vehtja te zgjuar. ja ku po ta them une qe ai pervec hajdut, kriminel dhe mashtrues eshte edhe bytheqire.

  • nuk ka asnje ndryshim nga viti 1991 kur falangat e biberishte makartiste me ndonje rajersonoviq pas bythe dogjen shqiperine me banden e tropojes…
    .
    i vetmi ndryshim eshte se Hajdari eshte ndryshuar me Hajdareshen qe ka lyer kemben me miell te bardhe si perrallat me keca..
    .
    nuk ka ndryshim ne lidhje me PINOCETIZMIN e berishes ne 1991 me bashizmin ne 2019..
    .
    jam pambarimisht kundra Edi Rames por nese bash krimineli Lul nen zgerdhimjen e xhambasadoreve te tiranes dhe drejterove zemermire te wdc dhe brukselit po rrezon nje pushtet te ligjshem…besemeni se fashzmi ka qene me gjithe nje hallve e “omel” ne lidhje me kete kuazi pushtim ambasdorist demonkratik….
    .
    pse lejohet ky neofashist makartist ta djege perseri shqiperine ne menyre biberishiane ?

  • ate me Prokurorine dhe Gjykaten

    pra me Drejtesine Shqiptare.

    e gjithe kjo loje qe ben Rama e e ky plehr hidhen ne litar ,

    eshte thjeshte humbje kohe .
    Ky bastard kriminel tradhetar i ktij vendi ,s’ka me vend

    ne politiken e Shqiperise por me BURGUN ne Rec

    Rama zduhet t’i afroje me oxigjen ne politike ktij

    shkerdhate antishqiptare prostitute sebe

  • Edi Rama,bashke me ty Lulzim Basha do ti benit vendit me te miren e mundshme,Doreheqjen tuaj pa kushte,
    Te dy jeni legena,ju ka dale boja per pislliqet pa fund

  • O Lulezim koqe kanari.
    Po ketu ne Evrope a mund ti bejme zgjedhjet per parlamentin Evropian ?
    Pyte malokun para se te na kthesh pergjigje,ju lutem.

  • Dmth pushteti i takon sovjeteve….por ky PeDe-ri i SHQUP-it eshte shume i vogel ta quash Lenin.

  • Pa ty dhe berishen, shqiptaret do te ishin me mire. Vafshit ne djall kriminela dhe kazan te fjales se « mire ».

  • Ky birbo te jape llogari per 230 miljon euro qe vodhi, per votat e Tiranes qe grabiti, per detin qe do te shiste, per 4 pushkatimet pa gjyq ne bulevard…e pastaj te kerkoje largimin e te tjereve nga KM, zgjedhje te reja etj, etj.

  • Nuk ke shpetim or Lulzim Basha dhe grupi miluitantesh qe I ke paguar te vijne pas jush.Gjykata te pret,duhet pergjigjur per krimet,Nuk ka mundesi te shpetosh me dhunen e vandalizmat shkatrrimtare, me keto mashtrime, vetem sa po e poshtron nje grup njerezish,Kthim te kaosit,sic mendoni ju “qeveritaret” e kaosit e krimit, nuk ka!!Populli,sovr ani nuk e lejon ate tmrrr qe perjetoi nga ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *