Kush ia vendosi emrin “Leonard Frroku” (vëllai i Mark Frrokut) rrugës në Njësinë 6?

Dita

Edhe pse në media e ka sulmuar, duket se Lulzim Basha ka pasur marrëdhënie krejt të tjera me deputetin Mark Frroku.

Ka qenë pikërisht Bashkia e Tiranës ajo që ka lejuar ndryshimin e emërtimit të rrugës në “Leonard Frroku”.

Ndryshimi i emrit të rrugës “Nexho Konomi” në “Leonard Frroku” u propozua nga Këshilli i Njësisë Bashkiake Nr. 6, njësi që drejtohet nga socialisti Krenar Cenollari.

Në relacionin që ky këshilli i drejton Këshillit Bashkiak të Tiranës më datën 27 prill të vitit 2012 thuhet se Leonard Frroku i datëlindjes 1974 “ka kontribuar në rritjen e mirëqenies së komunitetit ku ka jetuar” ( rruga që sot mban emrin e tij ) dhe se një prej veprave të tij si biznesmen “është rruga tek Unaza e Re, në Tiranë, e cila u financua prej tij”.

Leonard Frroku ka ndërruar jetë në një aksident rrugor të ndodhur më 20 gusht të vitit 2006.

Ai përmendet në relacionin që Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar Kuvendit për arrstimin e Mark Frrokut për vrasjen e Aleksandër Kurtit më 5 mars të vitit 1999 në Bruksel.

 

 

Share This Article
8 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *