Basha ia numëron Ramës të bërat dhe të pabërat në vitin 2015

Saimir Lleshi

Bilancet e qeverisë që i paraqiti sot kryeministri Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike i përgjigjet me të tjera shifra.

Për Lulzim Bashën, gjatë këtij viti qeveria ka rritur çmimin e energjisë, ndërsa çmimi i naftës mbetet më i larti në rajon.

Gjithashtu, ai thotë se janë rritur taksat, borxhi publik, ndërsa janë ulur pagat dhe pensionet. Basha thotë se 73 kryefamiljarë kanë mbetur papunë. Gjithashtu, kreu demokrat thotë se janë kryer 340 milionë euro për koncesione për oligarkët.

“Largoi 100 mijë shqiptare nga vendi, 200 mijë të tjerë bënë gati letrat, uli ndihmën ekonomike, shëndetësia në kolaps, privatizoi arsimin e lartë publik, kandidoi Bushët, Roshët dhe kriminelë të tjerë për kryebashkiake, emëroi ministrin e Brendshëm ambasador të krimit të organizuar në qeveri, ndaloi me ligj hetimin e vjedhjes se shekullit, pagoi me tendera të drejtpërdrejte nga paratë e gjakut të shqiptarëve ndërtuesit e vilave të tij në Surrel, Dardhë e Durrës”, shkruan Basha.

Ai thotë se Rama u shpall nga OSBE si kryeministri më i pasur me 200 milionë euro pasuri, teksa i kujtoi edhe ekspozitën e pikturave.

“Hapi 5 ekspozita me piktura ne 3 kontinente (duke i nxjerre e futur pikturat kontrabande), arrestoi e burgosi berberë, fermerë, gra me fëmijë 4 vjeçar për kuponin, liroi Prengën, Ndokën, dhe Ndreun duke i bere shantazh drejtësisë, fshehu kërkesën për ekstradim të Mark Frrokut, urdhëroi arratisjen e Arben Frrokut, dekoroi xhelatët e diktaturës, beri ligjin për të burgosur gazetaret dhe opozitën, refuzoi testin e drogës”, tha më tej ai. /Dita/

Share This Article
12 Comments
  • Po 230 milion eurot e rrugen se kombit ku I cove more Luli I harove besoj? Po detin qe ja shite grekeve? Po te vrare te 21 Janarit nuk I kujtove, jo per gje po Po qaset data e gjakederdhjes rende…. Si Ke goje e fytyre more menxyre. Nuk mer me vota ti. Po bej nje ndere vetes tende, largohu me te mire se mbase me ligjin qe po te ben Lu-ja do kesh pake lehtesira. Sa me shume te qendroshe me krye me keq do te ardallosen shqiptaret kunder teje….
    Personalishte nuk jam socialist por demokrate I vertete. Ajo qe ti bere mor lulash e ka emrin fashizem…

  • O buz petull o flliqsira e shqiperis, si nuk te vjen turp o kokrra e k.., cfare nuk I keni bo ketij populli se bashku me ate shpellarin tat, dhe halet I dhat me kocesion dhe populli akoma nuk e kupton kush jeni ju, ju jeni ata qe na keni trajtu si budallenj dhe kujton se do jemi prap ashtu, mund te mbledhish ajdut, kriminel mashtrues sa te duash per mitingje duke i dhen nga 10 mij lek po ti mund te bohesh I pari I budallenjeve, vraseve, hajduteve ndersa per ne te tjeret ti nuk ke per tu bo kurr I pari, or kelysh qe vetem di te hash hale.

  • Kokoshi PESHKOPISE i ardhur ne Tirane kerkon t’e miret me Z.Rama, nje qytetar i civilizuar … ha,ha,ha,ha ….

    Kokoshi PESHKOPISE trembet Drejtesise …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *