Basha ia vuri të fundit në listë kandidatët, KQZ ia hoqi. I pa kënaqur me Bashën Agron Duka

Rovena Cerka

Në mbrojtje të Nard Ndokës ka dale kryetari i PAA-së Agron Duka i cili u shpreh se ai ishte i vetmi që nuk mori atë që meritonte nga listat e Bashës pasi u rendit i 8i në qytetin e Shkodrës.

Sipas Dukës kandidatët e PAA-së ishin të vendosur në fund të listave, por tashmë me vendimin e KQZ-së, do të largohen nga gara në zgjedhjet e 25 prillit.

“Vendi i dytë është një vend dinjitoz, përfaqësoj një parti që është aleate me PD dhe e meritoj një vend të tillë. Kandidatët tanë u vendosën poshtë në lista dhe KQZ sot i hoqi. Në gjithë Shqipërinë tani kanë mbetur vetëm tre kandidatë të Partisë Agrare Ambientaliste. Basha iu dha të gjithëve atë që meritonin përveç Nard Ndokës që duhet të ishte në listë i sigurt”

 

c.r /  dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *