Basha inauguron bulevardin e ri, banorët e presin me protestë

anazapta

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka mbajtur fjalën hapëse në nisje të punimeve për bulevardin e ri, i shoqëruar nga portesta e banorëve, të cilët janë të pakënaqur nga çmimet e shpronësimit. Nën masa të forta sigurie, Basha ka nisur fjanë para të pranishmëve, duke falënderuar emirin e Kuvajtit për mbështetjen financiare.

“Sot jemi dëshmitarë të transformimit më të madh të ndodhur ndonjëherë në Tiranë. Fillimi i punimeve është historik, pasi qyteti ynë rritet përditë. Sot jam i lumtur se hapim një korridor të ri për Tiranën, për punësim dhe gjelbërim. 2 vjet më parë e premtuan këtë projekt, sot po mbajmë premtimin.

Kur e shpallëm si projekt, shumëkush ishte skeptik, pasi ishin mësuar prej vitesh me fjalë shumë dhe punë pak, dhe ja ku jemi sot. Ne e kemi thënë se jemi ndryshe dhe ja ku jemi. Ne i shërbejmë qytetarit se ky është misioni ynë. Bulevardi do krijojë mijëra vende punë dhe do sjellë risi nga ana kulturore dhe do shtojë gjelbërim”, tha ai.

Duke iu përgjigjur banorëve protestues, Basha u premtoi se do korrigjohet shifra e shpronësimit.

“Do korrigjojmë çdo shpronësim të bërë në parametrat e merituara, që çdo familjar të ndihet bashkëaksioner. Gjithashtu i siguroj ata që përdorin e keqpërdorin qytetarët për të avancuar axhendën e tyre të bllokimit, se nuk do ia dalin”, tha Basha.

Banorët në protestë janë pronarë të shtëpive në rrugën “Skënder Kosturi”, pranë Stacionit të Trenit, të cilat do të shemben pasi aty do të kalojë projekti i Bulevardit të ri. Ata protestojnë lidhur me çmimin 26 mijë lekë për metër katror, për kompensimin e pronës së tyre. Bulevardi i ri do të kushtojë rreth 61 milionë euro.

Share This Article
5 Comments
  • Edhe nje lajmi te mire do i nxirrni bishta.
    Mos duhet te jemi me lumtur qe Meta hoqi njezet kilo apo qe po merr jete nje projekt
    per te miren e gjithe Tiranes.
    Basha do iki bulevardi do mbese.

  • Po perse dy vjet me vonese,mor kopil i Sali krimit? Si shumë duket? Se dyti,cfare pune ben vet ti kur sheiku i Emirit të Kuvajtit investoka?Edhe ne Angli ku u blen supermarketet nuk thuhet me jane të Anglise,por të AL THANIT qe ka blere gjysmen e Sardenjes dhe firmen Valentino,skuadren PSZH te Francës! Pse nuk thua qe rritem borxhin publik dhe garancia e sheikut na la dy vjet ne pritje!..Eshte me e ndershme,ndersa banoret duhen shperblyer me siperfaqen qe shitet zona ku nuk besoj te jete nen 400 euro metri katror!Sheiku qe investon di mire sa eshte metri katror,ndaj pjesa qe mbetet nga 230 euro qe u jepet qytetareve(Turp!Turp,Turp!)perse duhet te shkojne ne vend tjeter? Sheikut ti thuhet se qytetaret do paguhen 400 euro metri katror,pershembull! Nuk di si do realizohet metroja qe te lidhet Tirana me Durrsin,Beratin,Elbasanin,Lezhen…kete projekt te ndjek Basha dhe jo ate qe e ben Sheiku!Kush do i marr parate qe qytetaret nuk i marrin?…

  • LULI PALLA SA BUKUR MASHTRON….!!!
    MOS TË HARROJMË O POPULL se eshte pjelle e bBerishës….

  • Nuk di cte them per kete delidjal .Jo se eshte i Pd es .Nuk me ka ngjallur asnjehere simpati .Te jete valle kaq i zoti sa duket dhe ne foto !.Te mbaje ky dy kunguje nen sqetull !
    Me kujtohen vitet e shkuara kur kishte filluar rrukullima e Shqiperise .Ramizi per ti dhene nje tjeter fytyre qeverisjes orjentonte te mbeshteteshim tek te rinjte si e ardhmja e vendit .Sipas filozofise kishte te drejte por ne fakte mbeshtolli te rinje te pa afte e servila qe vetem dini ti qeshnin .Ju si mendoni :Pse Saliu zgjodhi Lulin ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *