Basha: INSTAT pranoi zyrtarisht krizën “Rama”

Dita

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se me të dhënat e fundit, INSTAT ka pranuar zyrtarisht krizën “Rama”.

Sipas tij INSTAT ka konfirmuar gjithashtu uljen për herë të parë në 25 vite të pagave dhe pensioneve. Basha thotë se PD ka një plan shpëtimi që e nxjerr vendin nga kjo krizë.

“INSTAT-­i qeveritar pranoi sot zyrtarisht Krizën Rama. Deficiti tregtar u rrit me 23% krahasuar me korrik 2014. Rënia e eksporteve e konfirmuar sot, vjen pas rënies se investimeve, kreditimit dhe konsumit. Po sot, INSTAT konfirmoi uljen për herë të parë në 25 vite të pagave dhe pensioneve. Taksat e larta, korrupsioni dhe bashkëqeverisja me kriminelët janë shkaqet e krizës Rama” që ka vënë përfund ekonominë. Vetëm Plani ynë i Shpëtimit e nxjerr vendin nga kjo krizë”, thekson kreu i PD­-së.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *